Categories Showbiz

“Në krevat me mua dhe ajo i dërgonte zemra”, gruaja ndan detaje nga tradhtia e burrit me ish të dashurën

Melaizja, e cila akuzon burrin e saj për tradhti ndan detaje nga vëzhgimet ndaj tij në rubrikën “Shihemi në Gjyq”. Këto deklarata bëhen përpara të birit, i cili ndodhet përballë saj në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Melaizja thotë se ish-bashkëshorti, sepse tashmë janë në proces divorci, e ka tradhtuar prej 12 vjetësh me ish të dashurën që ka pasur në rini.

Ata kanë mbajtur kontakte gjatë gjithë kohës dhe sipas Melaizes, zonja ka shkruar një libër për këtë dashuri të pamundur. Ajo është e martuar dhe me fëmijë, por nga ana tjetër ka vazhduar të komunikojë me bashkëshortin e Melaizes duke shkëmbyer edhe fotografi intime.

Ardit Gjebrea: Megjithatë unë dua ta specifikoj, tradhtia ishte fizike apo vetëm me foto?

Melaize: Fliste në telefon, në Messenger. Unë kur vajta në Angli, flija tek e madhja, duhet t’i dërgoja një javë para  mesazh, të veja te burri im apo mos të veja. Se unë dola jashtë loje, ai fliste me të në Messenger natë e ditë, s’kishte lidhje fare me mua.

Eni Çobani: Pra s’kishin lidhje fizike?

Melaize: Fizike jo. flisnin në telefon me njëri-tjetrin se ajo është në Greqi  dhe ne ishim në Angli. I kapa mesazhet, i thashë  çupës së madhe, e quajnë Jorgjie Qirjaj, moj çupë shikoje se babi flet me një femër dhe ajo ka qenë një e dashur në moshën e rinisë. Çupa ia shuante mesazhet, ia fshinte fotografitë, i shiste telefonat, ia bëri me kod. Arrita deri atje që jamë detyruar pasi ka vdekur mamaja e tij më 6 Shkurt, ka ardhur 3 ditë pas vdekjes në Angli dhe deshi të më vriste, të më mbyste.Se të thashë, ai i dërgonte karotën dhe ajo ia dërgonte troç atë… zoti Ardit, duhet të më kuptoni.

Eni Çobani: Pra fotografitë…

Melaize: Intime! Origjinale! Në krevat me mua dhe i thashë çfarë bën?

Eni Çobani: Si, në krevat me ty…

Melaize: Në krevat me mua dhe ngrihej ajo, i thoshte “mirëmëngjes”… i dërgonte zemër e çdo gjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ik o dylekësh”/ Egla përplaset me Romeon: Ke mendere ti të tallesh me mua

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat orët e para të mëngjesit…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

I mori 5 mijë euro dhe u zhduk, historia plot mistere e burrit italian që mendonte se fliste me Dua Lipën, familja asnjë kontakt me të …

Një mister ka pushtuar mediat e opinionin Italian dhe ka të bëjë me zhdukjen e…

LEXO ME SHUME