Categories Showbiz

‘Në kurthin e Piter Panit’, Nikolla fëmija i jashtëzakonshëm që reciton përmendësh 3000 vargje të Fishtës

Mes shumë fëmijëve të spikatur, në edicionin e tretë të Piter Panit, është edhe Nikolla, një vogëlush i cili, kur ishte vetëm 4 vjeç, në vend që të mahnitej nga celulari apo lodrat e ndryshme, u mahnit një ditë nga dikush që pa në televizor duke recituar vargje nga “Lahuta e Malcis”.

Pas këtij momenti, ai i kërkoi të atit t’i blinte një libër: “Dhe çfarë i kërkove ti babit të të blinte?, – e pyeti Alketa Nikollën. Ai tha se i ati i bëri dhuratë librin e Gjergj Fishtës, “Lahuta e Malcis”, të cilin më pas e lexoi dhe mësoi përmendësh më shumë se 3000 vargje.

Nikolla nis të recitojë disa vargje nga Fishta dhe aty për aty, i shpall sfidë të hapur Elisa Spiropalit, e cila, provon veten përballë tij me vargjet e Nolit “Anës lumenjve”.

Nikolla është një model që na tregon të gjithëve sa shumë duhet ta duam gjuhën shqipe dhe vargjet e autorëve tanë, sa shumë frymëzim e dashuri përcjellin shkronjat dhe letrat në gjuhën mëmë. Edhe pse gjuhët e tjera, çdo ditë e më shumë fitojnë terren, fëmijë si Nikolla zgjojnë dëshirën dhe atdhedashurinë tek të gjithë ne.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME