Categories Showbiz

“Në Sanremo natën e parë krah të dashurës së Ronaldos”, rrëfehet Alketa Vejsiu: Ftesa më erdhi nga Amadeus, ja sa fustane do të kem

Po qaj me lot gëzimi! Është dita me e lumtur e karrierës sime! Faleminderit Shqipëria.

Faleminderit Italia. Çfarë nderi. Nuk mund ta besoj”, është ky statusi me të cilin Alketa Vejsiu, njoftoi se do të jetë një nga prezantueset e Sanremos këtë vit.

Kjo është hera e parë që një prezantuese shqiptare ngjitet në skenën më të rëndësishme italiane, ndaj dhe emocionet për prezantuesen shqiptare ishin të mëdha. E kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” Alketa pranon të ndajë me ne rrugëtimin që e çoi në Sanremo.

“Ftesa më erdhi nga Amadeus, i cili këtë vit do të jetë edhe drejtori artistik i festivalit. Isha rrugës për në Prishtinë, kur mora vesh lajmin, praktikisht lajmin e mora vesh kur isha në kufi, në Morinë. Nuk kam sesi ta përshkruaj emocionin që ndjeva. Ishte pika kulmore e karrierës sime.

Prej vitesh kam kontakte me televizionin italian, organizatorët më kishin parë në intervistën time në Rai Uno pas tërmetit dhe natyrisht që Festivali i RTSH ishte dhe një tjetër hapësirë ku ata konfirmuar që unë isha e duhura për të qenë në atë skenë. Gjithsej do të jenë 5 net, unë do të jem natën e tretë së bashku me Georgina Rodríguez, partneren e Ronaldos.

Do të kem dy veshje, ishin të shumtë brand-et që kërkuan të më vishnin, por kam zgjedhur Dolce & Gabbana për njërën nga veshjet. Natyrisht që veshja tjetër do të jetë një brand shqiptarë, por preferoj ta mbaj surprizë. Programi im është të prezantoj, të këndoj si dhe kam një monolog. Natën e tretë do jenë të ftuar Mika, Massimo Ranieri, Lewis Capaldi, Roberto Benigni, Fiorello, Tiziano Ferro. Këto janë detajet që mund t’ju zbuloj paraprakisht”, ka rrëfyer Alketa për Bluetooth.

Më tej prezantuesja na ka zbuluar se kishte vite që punonte për të pasur një karrierë në Itali dhe se Sanremo është fryt i punës së saj disa vjeçare. “Kam punuar shumë dhe kam punuar fort. Gojët e liga i neglizhoj, pasi angazhimi im maksimal tanimë është për Sanremo. Jam përzgjedhur përkrah disa nga emrave më të spikatur në botë, për mua është një privilegj.

Kam punuar për të pasur edhe një karrierë në Itali, jam përgatitur për këtë ditë.

E mendoja se do të ishte e afërt dita kur do të bëhesha pjesë e medias italiane, por e mendoja se do të vinte si shkallare, pak nga pak, nuk prisja Sanremon.

Mediat italiane kanë shkruar fjalë të mrekullueshme dhe për këtë jam edhe më shumë e lumtur dhe mirënjohëse, sepse vlerësimi nga mediat ndërkombëtare është një vlerësim i dyfishtë për mua”, ka mbyllur fjalën Alketa Vejsiu.

Do të na duhet të presim edhe disa ditë për të parë për herë të parë, një prezantuese shqiptare në skenën magjike të Sanremo./gsh.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Jemi si dy të huaj”- Bes Kallaku konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, por këngëtarja bën “lëmsh” rrjetin me veprimin e saj

Aktori i humorit, Bes Kallaku konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, thashethem i cili përflitej prej…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më përdori, s’jam bërë për t’u tallë nga Meritoni”- E akuzuan se ndërhyri mes çiftit, Françeska Murati bën gati valixhet të largohet nga BBV: Ilnisa, ajo fytyrë e shëmtuar…

Ish-Missi, Françeska Murati pas spektaklit të së martës ka bërë gati valixhet për t’u larguar…

LEXO ME SHUME