Categories Showbiz

Nëna 83-vjeçare mohon djalin biologjik para kamerave: Nuk kam lindur gjë unë, e kemi kushëri…

Të dy motër e vëlla të braktisur nga nëna e tyre kanë ardhur tek rubrika “Ka një mesazh për ty” për të kërkuar nënën e tyre biologjike që i la në jetimore. Gazetari i programit ka shkuar ta takojë zonjën Ismete, por ajo gjatë intervistës refuzon të ketë djalë tjetër përveç Fatjonit që e ka rritur.

Ajo shprehet se Arbenin nuk e ka djalë, ndërkohë që gjatë rrëfimit, Arbeni ka treguar se kur ishte fëmijë, zonja Ismete ka shkuar disa herë ta takojë tek shtëpia e fëmijës, dhe më pas kur mbushi 18 vjeç, ai shkoi dhe e takoi pasi kishte fituar rrogën e parë. Që nga ajo ditë Arbeni nuk u takua më kurrë me të ëmën.

Gazetari: Zonja Ismete, kush mendon ti se të ka ftuar?

Ismetja: Nuk e di, unë ka 7 vite që nuk dal fare, nuk kemi shtëpi, jemi me qira, unë kam mjekimin.

Gazetari: Sa fëmijë keni juve?

Ismetja: Vetëm një djalë kam unë, Fatjonin.

Gazetari: Nuk keni fëmijë të tjerë?

Ismetja: Jo vetëm Fatjonin.

Gazetari: Po Arbenin?

Ismetja: E kemi kushëri.

Gazetari: Arben Bylykbashin në Shkodër.

Ismetja: Jo e kemi kushëri, e ka Bilibashi, ne e kemi Bylykbashi.

Gazetari: Ky ka lindur në Shkodër.

Ismetja: Unë kam punuar në Shkodër, por nuk kam lindur gjë, më vjen shumë keq, vetëm Fatjonin. Ai që desha unë, nuk më mori sepse ishte i fejuar në djep dhe kishte 6 vëllezër, e vr isnin.

Gazetari: Nuk të kujtohet që e ke takuar këtë Arbenin në Shkodër, në Bushat.

Ismetja: Ky ka ardhur një herë në Korçë dhe e kishin drejtuar për tek unë, thashë more djalë më vjen keq. Po ta kisha unë, nuk kisha frikë. Kjo ka qenë historia ime, e pafat.

Fatjoni: I ka humbur kujtesa, ka bërë një operacion shumë të rëndë. Ka bërë 3 operacione dhe nuk mban mend gjallë në botë. /tvklan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME