Categories Showbiz

Nënë për herë të parë, Marina Vjollca merr dhuratën dhe urimin më të bukur nga Elisabetta Franchi

2 ditë më parë, Marina Vjollca konfirmoi publikisht se është në pritje të ëmbël. Ajo postoi në rrjete sociale foto të saj me barkun e rrumbullakosur, duke dhënë në formën më të bukur lajmin e shumëpritur për ndjekësit e saj.

Më vonë ajo postoi dhe një tjetër foto me Getoarin, i cili shfaqej duke përkëdhelur barkun e moderatores. “Ne të tre”, shkroi Marina përkrah fotos.

Moderatorja mori urime të shumta nga miq, familjarë dhe fansa të saj. Mirëpo ditën e sotme ajo ka marrë dhuratën dhe mesazhin më të veçantë nga stilistja italiane, Elisabetta Franchi, me të cilën po bashkëpunon prej muajsh.

Kjo e fundit i ka dërguar Marinës një tufë me lule të bardha për ta uruar për shtatzëninë.“Nuk ka gjë më të bukur se një jetë e re që po çel! Urime Marina!”, shkruan Elisabetta në pusullën e saj.

Marina e ka ndarë menjëherë në Instagram dhe ka falenderuar stilisten për surprizën e veçantë. “Të falenderoj nga zemra! Je unike! Të dua”, shkruan Marina përkrah postimit.

Ndërkohë ditën e djeshme Marina zbuloi se është arratisur për disa ditë pushime në ishullin Sejshell së bashku me Getoarin.

Çifti kanë shkuar bashkë drejt ishullit ekzotik dhe shtatzënia duket se nuk e ka penguar aspak Marinën për të udhëtuar me avion. Në një video ajo ka treguar se ka qëndruar zbathur në avion për shkak se gratë shtatzëna ndihen më komode në këtë formë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME