Categories Showbiz

Nga ‘projekti i jetës’ i realizuar për Einxhel në Big Brother te akuzat për vjedhje të idesë së Rudina Dembacajt dhe njohja mes dy moderatorëve, zbardhen prapaskenat

Në spektaklin e së martës në “Big Brother Vip”, Einxhel fitoi një projekt në “Top Channel” sipas formulës që kishte dëshiruar, ku në qendër do të jenë vajzat që nuk kanë mundësi për t’u shkolluar.

Por mëngjesin e së nesërmes, Rudina Dembacaj shpërndau një video të dy viteve më parë, ku u bënte thirrje vajzave të zonës së Malësisë që të bëhen pjesë e formatit të saj, që thelbin e ka të njëjtë me atë të Einxhel.

“Jam zgjuar me idenë origjinale!”, kishte shkruar Rudina, për të treguar se idenë e kishte pasur ajo e para. Kjo përballje në distancë bëri shumë zhurmë në media dhe të gjitha lajmet u përqendruan te ky “konflikt”, që duket se dhe aq i ri nuk është.
Rudina e pati idenë e para dhe ia “vodhi” Einxhel, apo Einxhel s’mund të ketë dëgjuar kurrë për projektin e Rudinës dhe projekti në fjalë i ka shkrepur edhe asaj në kokë?

Nuk është çudi që vajzat të kenë pasur të njëjtën ide, pavarësisht njëra-tjetrës, për t’u ardhur në ndihmë vajzave të tjera që nuk kanë mundësi si prezantueset televizive për të arritur ëndrrat e tyre ose për t’u shkolluar.

Po si e përshkroi Einxhel idenë e saj: “Kam dashur që më përpara që të hap një fondacion për shkollimin e vajzave, për ato që nuk kanë mundësi, që i fejon familja me zor… të kenë një derë ku të trokasin. Qoftë për një vit shkolle nëse nuk kanë mundësinë, qoftë për një kurs për thonjtë, qoftë për një kurs parukerie, çfarëdo që të jetë shuma që u duhet për një kurs për t’u dhënë zanat për një jetë ndryshe”.

Më pas stafi i fondacionit “Dritan Hoxha” u shpreh se është i hapur që së bashku me Einxhel të dëgjojë historitë e vajzave shqiptare kudo ku ato janë si edhe dëshirat e tyre për të kryer studimet në fushat: ekonomi, juridik, gazetari, shkenca dhe arte.

Ideja do të strukturohet në formën e një talk shoë-reality, që do të moderohet nga Einxhel dhe do të ketë si qëllim të promovojë dhe të ndërhyjë në mënyrë gjithëpërfshirëse për jetën e vajzave në pamundësi ekonomike.

Kurse Rudina Dembacaj bashkë me akuzën ndaj Einxhelit se i ka vjedhur idenë e projektit në videon e postuar në vitin 2020, shprehej:

“Projekti ‘Malsoret e mia’ po afron. Nëse je vetë, nëse ke motrën, kushërirën apo një të njohur që dëshiron të vazhdojë studimet e larta, të kryejë kurse profesionale, por nuk ka mundësi, ofrohet totalisht falas nga ky projekt. Do të vij në të gjitha trevat e Veriut shqiptar dhe do të jem aty për të ndjekur vetë rastet me ekipet e xhirimit.”

Ndërsa në një postim të mëvonshëm, aktorja shkruante: “Që të kuptohemi…Jam shumë e lumtur për çdo iniciativë për vepra të mira. Zot u shtofshin! Mbrojtja e ideve është gjithashtu vepër e mirë, në respekt të kujtdo!”./Panoramaplus

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME