Categories Showbiz

Nga tradhtia te divorci, ikja për azil në Suedi dhe tentativa për vetëvrasje, drama e jetës së Arjolës, shpërthejnë në lot banorët dhe publiku në Big Brother

Emocione të forta ka përcjellë sot aktorja Arjola Demiri, një nga lojtaret e Big Brother Vip. Ajo ka treguar ngjarjet dramatike që ka kaluar përgjatë këtyre viteve.

Aktorja ka folur për njohjen me ish-bashkëshortin e saj, babain e 3 fëmijëve të saj, divorcin dhe ikjen për azil në Suedi. Arjola rrëfeu mes lotëve se pas disa vitesh qëndrim në Suedi, vendosi që të rikthehej te familja në Tropojë.

Ndërkohë që depresioni e kishte mbërthyer fortë, Arjola tregoi se kishte tentuar që të hidhej nga kati i tretë i pallatit ku jetonte.

“Ishte njohja ime në vitin 2005 me babain e fëmijëve. Ndryshoi Arjolën rrënjësisht, isha vetëm 21 vjeçe kur lindi Helga më 1 qershor. Gjatë shtatzënisë vërejta një ndryshim drastik te ai, dhe nga shoqëria jonë e përbashkët marr vesh që babai i fëmijëve të mi kishte krijuar një lidhje. Është një ndjenjë që të rrëzon, ta thyen krenarinë dhe mbi të gjitha depresioni, duke qenë se nuk ndihesha mirë dhe në rehat me vetveten. Tradhtia më dobësoi si person. Kam falur për plot 6 vjet me radhë tradhtinë.

Marr vendimin që të divorcohem. Vendos që të largohem nga shtëpia pa I treguar askujt asgjë. Kam udhëtuar rreth 18 orë pa ndalesë për të arritur në Suedi. Do të kërkoja azil. Ishte njëri më i vogël se sa tjetri, Helga ishte 6 vjec, Rubini ishte 5 vjec, dhe Alesia ishte një vjeç. Me tre fëmijë të vegjël, me pamundësi të mëdha, në një shtëpi ku në Suedi më vendosën të jetoj, qaja me orë të tëra në banjo sepse nuk doja të më shikonin duke qarë. Ka qenë një periudhë e vështirë, ku i kërkoja llogari Zotit, pse, çfarë kisha bërë për ta merituar këtë”, tregon Arjola.

Ajo i kërkoi falje publike nënës së saj, për të gjitha sakrificat që ajo kishte bërë për të dhe fëmijët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME