Categories Showbiz

Nis premierë në Tv Klan “Fauda”

Një nder serialet më të famshëm me rekord shikueshmërie Një dritare e re për t’u njohur me botën e pabesueshme të shërbimit inteligjent izraelit kundër terrorizmit. Televizioni Klan për herë të parë sjell në ekranet shqiptare një serial të jashtëzakonshëm thriller-aksion, të titulluar “Fauda”.

“Për herë të parë vjen për publikun shqiptar një nga superprodhimet më të bujshme botërore për konfliktin disavjecar të Izraelit dhe Palestinës. Nuk trajton vetëm dhunën në dy anët e një konflikti por gjithashtu edhe parimet morale dhe historitë njerëzore”, thotë Albert Dumani, Drejtor Programacioni në Tv Klan.

Seriali më i mirë i vitit nga Akademia e Filmit Izraelit, fitues i 11 kategorive duke përfshirë çmimin për aktorin më të mirë, skenari, regjia, fotografia, kolona zanore dhe efektet speciale.

“New York Times” e ka shpallur si serialin më të mirë ndërkombëtar ndërsa rrjeti gjigand Netflix e përshkruan si një fenomen global me shifra rekord shikueshmërie, e jo pa arsye.

Është shkruar nga dy skenarist të cilët kanë qenë pjesë dikur e shërbimeve sekrete izraelite, pra eksperienca e tyre personale dhe e vërtetë është e përfshirë në këtë serial. Madje njëri prej tyre është edhe aktori kryesor i serialit. Janë prodhuar deri tani dy sezone me nga 12 episode secila, sezoni i tretë do të nisë në nëntor në Izrael, me pas shfaqet në Netflix e me pas ë Tv Klan.”

“Fauda” vjen nga kjo e shtunë, premierë ekskluzive në Tv Klan në orën 20:05. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ik o dylekësh”/ Egla përplaset me Romeon: Ke mendere ti të tallesh me mua

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat orët e para të mëngjesit…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

I mori 5 mijë euro dhe u zhduk, historia plot mistere e burrit italian që mendonte se fliste me Dua Lipën, familja asnjë kontakt me të …

Një mister ka pushtuar mediat e opinionin Italian dhe ka të bëjë me zhdukjen e…

LEXO ME SHUME