Categories Showbiz

Nis Sanremo 2021, Teatri Artiston për herë të parë pa spektatorë

Sanremo i këtij viti do të jetë krejt ndryshe nga të gjitha vitet e historisë së tij. Festivali i muzikës italiane do të zhvillohet në respekt të plotë të protokollit kombëtar kundër rrezikut të infektimit nga pandemia Covid19.Pa publikun në sallë e me tre juritë e lidhura në versionin online të Festivalit, 26 këngëtarë italianë e 8 këngëtarë të rinj do të performojnë për pesë ditë radhazi në garën për këngët më të mira të këtij eventi muzikor.

Në skenën e Teatrit Ariston u ngjitën 13 këngëtarët e parë dhe 4 këngëtarë të rinj. Amadeus, Drejtor Artistik i Festivali e njëherësh prezantues i tij, do të shoqërohet çdo natë nga showmani i njohur Fiorello, nga futbollisti i Milanit, Zlatan Ibrahimovic e këngëtari Achile Lauro. Bashkëprezantuese e zgjedhur për natën e parë ishte aktorja e re italiane Matilde De Anglelis, e cila së fundmi ka interpretuar në filmin “The Undoing” së bashku me Nicole Kiodman e Hugh Grant.

Të ftuarit specialë të kësaj mbrëmje të parë ishin Loredana Berte, Diodato e infermierja italiane simbol i luftës kundër Covid, Alessia Bonaro. Fotografia e saj me shenjat në fytyrë nga maska e mbajtur për orë e orë, gjatë punës në spital, përcolli në të gjithë botën vështirësinë dhe punën e jashtëzakonshme të mjekëve e infermierëve gjatë emergjencës pandemike në Itali. Këngëtarja e njohur Loredana Berte interpretoi disa prej këngëve të saj më të mira, ndërsa Diodato këndoi këngën fituese të Festivalit të një viti më parë, Sanremo 2020.

Poltrona bosh e duartrokitje false

Në konferencën për shtyp, prezantuesi e Drejtori Artistik i Sanremos 2021, Amadeus u shpreh “se ndjehet i lehtësuar se më në fund mbërriti 2 marsi, dita e parë e këtij Festivali. Pritja qe shumë e gjatë tha ai, e ky vit i vështirë bëri sikur të kenë kaluar dy, tre o më shumë vite nga festivali i një viti më parë.” Në vend të publikut në skenë, duartrokitjet do të jenë të regjistruara, një zgjedhje që sipas Amadeusit ”do të shërbejë për të ndihmuar psikologjikisht këngëtarët e të gjithë ata që do të ngjiten në skenën e Ariston.”

Amadeus tha se për netët e ardhshme po punohet me efekte vizive për të zëvendësuar poltornet bosh në sallë. Në konferencën për shtyp të Teatrit Ariston, ishte i pranishëm dhe futbollisti i Milanit Zlatan Ibrahimovic, i zgjedhur nga Amadeus për ta shoqëruar çdo natë të këtij eventi.

“Pranova të jem pjesë e Festivali, se për mua është një detyrë t’i kthej pas Italisë, të mirën që ku vend ka sjellë në jetën time. Nuk di se çdo bëj në skenë, por profesioni im është futbollist e nëse bëj diçka jo si duhet të më kuptoni e nëse do kem sukses do të thotë se kam një të ardhme tjetër pas futbollit”. Zlatan Ibrahimovic u shpreh se ndihet i sigurt se në skenë do të ketë në krah dy prezantues të mëdhenj si Amadeus e Fiorello që do ta ndihmojnë.

“Do të jem vetvetja. Do të jem si gjithmonë Zlatan. Gjithçka do të jetë e improvizuar, nuk dua të jem i programuar, gjithçka e do të varet nga momenti, nga rrethana në skenë.” Gjatë netëve të këtij Festivali, Zlatan Ibrahimovic do të këndojë së bashku me Fiorellon e ish-futbollistin e Bolonjës, Sinisa Mihajlovic, këngën e njohur italiane “Io vagabondo” i grupit “Nomadi”.

Juritë Këngët fituese të Festivalit të Sanremo 2021 do të zgjidhen nga tre juritë; Juria e gazetarëve e cila ka 33% të votës, televoto me 34% të votës e juria demoskopike e përbërë nga një kampion i zgjidhur nga publiku, nga grupe e kategori të ndryshme sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME