Showbiz

“Një pjesë e historisë u bë copash”/ Shembja e Teatrit Kombëtar, pikëllohet Armina Mevlani (Foto)

Blogerja e njohur Armina Mevlani, ka reaguar lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Postimin e saj në Instastory për shembjen e Teatrit, Armina e shoqëron me fjalën ‘trishtim’. Blogerja e vazhdon postimin e saj duke theksuar se në asnjë vend të Europës nuk shkatrrohen ndërtesat historike. “Një pjesë e historisë e bërë copash… Nuk di në asnjë vend në Europë të shkatrrojë ndërtesa historike, ristaurohen po… por nuk bëhen në forma “futuristike” objekte me kaq vlerë- ka shkruar blogerja.”– ka shkruar Armina. Por siç duket dhe nga postimi i saj pasardhës Armina ka marrë sms ku reagimin e saj e kanë lidhur me faktin që është e fejuara e djalit të ish-kryeministri Sali Berisha, Shkelzen Berisha.

Blogerja ka shkruar se ajo nuk e ka lidhur asnjë hërë imazhin e saj me politikën, pavarësisht se ajo ka pasur edhe momente të tjera që e kanë shqetësuar. Armina ka shtuar më tej se për një ngjarje të tillë ka reaguar si qytetare e pa ndikuar nga asgjë tjetër.

Statusi i Plotë: Për të gjithë ata që më shkruajnë. Unë jam një person që imazhin tim nuk e kam lidhur kurrë me politikën, e kam mbajtur jashte dhe nuk kam bërë kurrë reagime kundrejt padrejtësive ( I bie do shkruaja shpesh mbi gjithçka shqetësuese). Ndonëse shumë media kanë tentuar të më fusin në këtë vorbull duke sulmuar imazhin tim pa të drejtë, duke e përdorur politikisht, unë sërisht nuk e kam parë të arsyeshme të reagoj. Por një event të tillë reagoj si qytetare aspak e ndikuar nga asgjë tjetër.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close