Categories Showbiz

“Një pjesë të parave ia kam dhënë Sabianit”, Ilir Shaqiri zbulon çfarë bëri me çmimin e madh

Fituesi i “Big Brother Vip”, Ilir Shaqiri ka rrëmbyer sërish vëmendjen e publikut dhe ka habitur të gjithë me deklaratën e bërë së fundmi.

E teksa të gjithë lart e poshtë po aludojnë se Iliri dhe Sabiani kanë prishur miqësinë e tyre, marrë shkas edhe nga mos pjesëmarrja e këngëtarit në dasmën e balerinit, Iliri së fundmi ka zbuluar se një pjesë të 100 mijë euroshit që fitoi nga BB VIP e ka marrë edhe Sabiani.

“Me paratë e BBV u bë ajo që duhej të bëhej, ajo që unë kisha dëshirë të bëhej.

Gjysmat e parave shkuan për bamirësi dhe kjo bamirësi do bëhet shumë shpejt konkrete. Do dhurohen 2 shtëpi për dy familje që kanë nevojë të kenë një çati mbi kokë. Dëshira ime fillestare ishte të bënim diçka që ka lidhje me artin, talentin, por të krijosh një projekt të tillë do kohë kështu që unë nuk dua që paratë të mbeten në ajër dhe të mos kemi një konkretizim prandaj më mirë vendosa të bënim diçka më konkrete, më të shpejtë.

Sa i përket talenteve, nga shtatori do kemi surpriza të tjera, kam shumë miq që janë gati të marrin pjesë dhe të konkretizojnë ëndrrën time në zbulim të talenteve. Një pjesë të parave e kanë marrë familjarët e mi, mami, babi, për sakrificën që kanë bërë ndër vite; një pjesë Emanuela për sakrificën për ato muaj të vështirë, që i rezistoi uraganit Big Brother dhe çdo fjale, provokimi; një pjesë vëllait tim Oltit; një pjesë Sabiani për miqësinë dhe respektin që u krijua në shtëpi; një pjesë tjetër u harxhua për dasmën. Mua më ngeli emri i fituesit dhe jam shumë i kënaqur. Nuk erdha në Shqipëri për të bërë lekë. Erdha për të provuar një aventurë, për të treguar kush jam unë, me të mira dhe të këqijat”, tha Iliri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ik o dylekësh”/ Egla përplaset me Romeon: Ke mendere ti të tallesh me mua

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat orët e para të mëngjesit…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

I mori 5 mijë euro dhe u zhduk, historia plot mistere e burrit italian që mendonte se fliste me Dua Lipën, familja asnjë kontakt me të …

Një mister ka pushtuar mediat e opinionin Italian dhe ka të bëjë me zhdukjen e…

LEXO ME SHUME