Categories Showbiz

“Një shëtitje që nuk u bë kurrë”: Hueyda rrëfen pengun e jetës

Balerina, prezantuesja dhe piktorja Hueyda El Saied rrëfeu këtë të hënë një prej pengjeve të saj më të mëdha në jetë.Në një lidhje nga Luksemburgu me emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ajo shpjegoi se gjyshi i kishte ndërruar jetë gjatë kohës që ishte në Itali, ndërsa peng i kishte mbetur një xhiro në bulevard me të.

Rudina: Jam kurioze të di për mamanë dhe gjyshen tënde, ke qenë në merak këtë periudhë?

Hueyda El Saied: Unë faktikisht u largova nga Shqipëria me kokën mbrapa. Ngaqë nuk e dinim dhe nuk e dimë ende se si do të përfundojë kjo puna e Covid-19. Gjyshja ime është 84-vjeçe dhe unë kam pasur një histori të trishtë dhe mund të them nga ato pengjet e pakta që kam në jetë. Pengu është se kur gjyshi im u sëmur unë ndodhesha në Itali në atë kohë. D.m.th. jetoja në Shqipëri, por isha në një spektakël në Itali dhe e kam pasur ëndërr… Ne (si popull) kemi pas dalë çdo të shtunë, laheshim visheshim bukur dhe bënim xhiron e bulevardit dhe unë atë xhiron e bulevardit nuk e kam bërë kurrë, gjatë kohës së komunizmit, sepse të gjithë dilnin në familje dhe unë ngaqë nuk e kisha tim atë, nuk mund ta bëja këtë xhiron me familjen e kompletuar. Kështu që kur shkova në Itali në atë kohë, i bleva një kostum gjyshit, sepse doja që unë ta bëja këtë xhiro me gjyshin dhe me mamin, nënën e tezen. Por kur u ktheva gjyshi kishte vdekur, kështu që nuk munda ta bëj kurrë këtë xhiro. Kështu që kur u largova nga Shqipëria më 12 Mars, e kam mbajtur kokën mbrapa, sepse nuk doja që të më ndodhte e njëjta gjë. Por për fatin tim të mirë, gjyshja është shumë mirë me shëndet, megjithëse mosha bën të veten. Kështu që mezi pres që të hapen kufijtë, të marr avionin dhe të vij e ta shoh bashkë me Gabrielin… /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Jemi si dy të huaj”- Bes Kallaku konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, por këngëtarja bën “lëmsh” rrjetin me veprimin e saj

Aktori i humorit, Bes Kallaku konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, thashethem i cili përflitej prej…

LEXO ME SHUME