Categories Showbiz

Një tjetër aktore largohet nga Portokallia, shkak bëhet mospërputhja që ka me…

Sezoni i ri i spektaklit të humorit Portokalli pritet të nisë me disa mungesa të mëdha. Emra të njohur nga trupa e aktorëve kanë dhënë dorëheqjen nga spektakli për të nisur rrugëtim tjetër artistik. Dy emrat e fundit që u përfolën për largim ishin Renada Caci dhe Egla Ceno, aktore të disa roleve në spektakël.

Renada e konfirmoi vetë largimin përmes një postimi në rrjete sociale, ndërsa Egla Ceno ka folur ekskluzivisht për Iconstyle për këtë vendim të rëndësishëm. Aktorja e njohur ka pranuar se nuk do të jetë më pjesë e Portokallisë për shkak se nuk është përputhur në ide me regjisorin, Altin Basha. Ceno shton se po punon njëkohësisht për t’u rikthyer me një shfaqje në teatër dhe për një film aksion me metrazh të shkurtër. Megjithatë aktorja e lë të hapur mundësinë për t’u rikthyer sërish në Portokalli.

“Nuk do jem më në ‘Portokalli’ për arsye krejt profesionale: Mospërputhje artistike me regjisorin. Momentalisht jam duke rikthyer në Teatër ‘Zyrtarisht Beqare’ që do hapi edicionin e 22-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Elbasan, nga data 30 Shtator deri në datë 4 Tetor dhe po punoj për një action short movie. Ndoshta Portokallisë i rikthehem në të ardhmen”, u shpreh Egla Ceno për Iconstyle. Aktorja ka pasur role me peshë në Portokalli si ai i Jeni Sejçilit (imitim i moderatores Eni Vasili), i Zimbiles, i shoferes së re si dhe disa monolog të shkurtër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME