Showbiz

“Njerëzit më ndalojnë në rrugë”, sozia e Mozzik tregon si e la pa fjalë reperin shqiptar: A je ti vlla?

Herolind Isufi është një i ri që ka ngjashmëri të madhe me reperin Mozzik. Ai jeton prej 15 vitesh në Paris të Francës, por në rrjete sociale njihet si sozia e Mozzik.

Në emisionin “Shqipëria Live”, tregoi se si njerëzit në Kosovë e kanë ngatërruar në rrugë dhe momentin kur vetë reperi e ka ngacmuar sepse ngjajnë shumë.

“Jam që 15 vite këtu dhe punoj prej 5 vitesh në një fabrikë të prodhimit të dyerve dhe dritareve. Ndihem mirë që më krahasojnë me Mozzik, edhe pse nuk kam pasur rastin ta takoj. Sa herë kam qenë në Kosovë, më kanë thënë sa ngjan me Mozzik.

Ka pasur shumë raste që më kanë ndalur në rrugë duke më pyetur “A je Mozzik?” dhe i kam thënë që s’jam ai. Nuk kam pasur rastin ta takoj por më ka bërë një koment në Tik Tok duke thënë “Mozzik, a je ti vlla”. Kam shumë qejf ta takoj se është artist i madh”, tregoi Herolindi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: