Showbiz

Njihni me konkurrentët e rinj të Për’puthen (Foto)

Ka nisur dita e dytë e sezonit të ri të “Për’puthen” ku edhe sot po prezantohen konkurrentët e rinj djem. Deri me tani pjesë e programit janë bërë: Njihuni me Bashkim Saitin konkurrentin e ri që është 23 vjeç vjen nga Mitrovica dhe jeton në New Jersey. Aktualisht punon si security.

Azem Halimi është një tjetër konkurrent që është pranuar të jetë pjesë e Për’Puthen dhe do të këtë mundësi të njohë një nga vajzat. Është 24-vjeç me origjinë nga Presheva, por jeton në Gjermani. Redion Kastrati është djali me moshën më të madhe që bëhet pjesë e këtij sezoni të tretë të Për’Puthen. Ai është 35 vjeç ka lindur dhe jeton në Fier.

Aktualisht ushtron profesionin si personal trajner. Albi Dhima është një tjetër konkurrent që do përpiqet të rrëmbejë zemrën e një prej vajzave. Ai është 28 vjeç ka lindur në Fier dhe jeton në Tiranë. Aktualisht punon si menaxher. Ditën e djeshme u bënë pjesë e emisionit më të ndjekur Denzel Koçi, Argjend Rraci, Jurgen Boduri, Julian Çela, Markeliano Peti, Bajo Qamo dhe Bruno Shemsho. Po ashtu u bë publike edhe vajza e parë, ajo ishte Ridvana Fetahu.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: