Categories Showbiz

“Nuk del gjallë pa dhënë lekët”, plas sherri për truallin në Fier (VIDEO)

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare”, u zhvillua seanca midis Ilirit dhe Lavdoshit. Shkak është bërë një objekt i tipit garazh 370 metra katrorë, i ndërtuar në një pallat, për të cilin Iliri pretendon se ka bërë një marrëveshje me ndërtuesit 10 vite më parë.

Iliri dëshironte të largohej nga qyteti i Fierit dhe në mes hyn Lavdoshi, i cili i është lutur që t’i japë garazhdin.

Ilir: Po nuk janë 10 metra, janë 370 metra. Është një pasuri, një pronë e tërë, një jetë të tërë kemi punuar në emigrim. Tani të vijë ky, se kush ia ka marrë andej, se ç’ka bërë, se çfarë marrëveshjeje ka bërë…

Kontrata mes ndërtuesve dhe Ilirit është prishur dhe firma i thotë që për këtë pronë duhet ta paguajë ai Ilirin dhe jo t’ia kthejë ajo paratë. Lavdoshi ka paguar gjysmat e tyre, ndërsa pjesën tjetër ende jo, edhe pse kanë kaluar 10 vjet.

Lavdosh: Ku janë letrat, letrat i bëre ti.

Ilir: Gjeji letrat, kush ta ka marrë.

Lavdosh: Janë letra ato që më keni dhënë mua, më mashtruat mua.

Ilir: Unë kam llogari me Lavdosh Merajn.

Lavdosh: Mua më ke sjellë gabimisht.

Ilir: 25 milionë lekë, nuk kam ardhur fare gabimisht, kam ardhur me të drejtë.

Lavdosh: Harroje se nuk të jap lekë, gjallë në botë.

Ilir: Ti do t’i japësh dhe me interesa.

Lavdosh: Lekë nuk ka. Harroje po të them.

Ilir: Nuk del i gjallë që këtu nga salla sot.

Lavdosh: Do dal, si kokrra e mollës kam për të dalë.

Ilir: Do dalësh me firmë te Eni aty, 45 milionë lekë./

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ik o dylekësh”/ Egla përplaset me Romeon: Ke mendere ti të tallesh me mua

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat orët e para të mëngjesit…

LEXO ME SHUME