Categories Showbiz

“Nuk donin që djali im të ishte princ për shkak të ngjyrës”, Megan Markle zbulon gjithçka mes lotësh

Meghan Markle ka hedhur akuza të forta ndaj familjes mbretërore duke thënë se nuk dëshironte që djali i saj, Archie të ishte një princ. Në intervistën për Oprah Winfrey, dukesha e Sussex-it tha se familja mbretërore ishte e shqetësuar për faktin sesa e errët do të ishte lëkura e djalit të saj.

Markle hodhi poshtë lajmet se ajo dhe Harry kishin vendosur që Archie të mos kishte një titull mbretëror, të cilin ia dhuronte Mbretëresha, me pretendimin se donin që ai të kishte një jetë normale.

Kur u pyet nga Oprah nëse djalit të saj nuk i është dhënë titulli “për shkak të racës së tij”, Markle konfirmoi se ishte e vërtetë. Meghan nuk pranoi të tregonte se cili anëtar mbretëror kishte biseduar me Harry për ngjyrën e lëkurës së Archie-t, duke thënë se do të ishte e dëmshme për personin në fjalë. Kur Harry u pyet për bisedën në fjalë, ai u shpreh: “Atë bisedë që nuk do ta ndaj kurrë, por në atë kohë, ishte e vështirë. Isha pak i tronditur”.

Unë ndenja e heshtur, ata nuk më mbrojtën nga sulmet denigruese të medias si dhe më mohuan ndihmën kur mendova vetëvrasjen janë disa nga akuzat e bëra kundër shtëpisë mbretërore britanike nga dukesha e Sussex, Meghan, në një intervistë të përbashkët me bashkëshortin, princin Harry, pas largimit nga Buckingham Palace.

Një intervistë e gjatë dyorëshe në oborrin e shtëpisë në Los Anxheles, dhënë për të famshmen amerikane Oprah Winfrey e transmetuar mbrëmë nga kanali CBS, i cili e bleu atë për të paktën 6 milion euro (7 milionë dollarë) dhe e shiti atë në 68 vende.

Sidoqoftë, çifti konfirmoi se nuk kishte marrë asnjë shpërblim. Në bisedën e gjatë erdhi edhe njoftimi që fëmija i tyre i dytë do të jetë vajzë dhe do të lindë në verë.

Sidoqoftë, çifti shmangu sulmi frontal kundër mbretëreshës Elizabeth II. “Ne e respektojmë shumë atë. Ekziston familja mbretërore dhe ka njerëz që drejtojnë institucionin, ato janë dy gjëra të ndara dhe është është e rëndësishme të jesh në gjendje t’i ndash sepse mbretëresha ka qenë gjithmonë e mrekullueshme me mua”, shtoi Meghan.

Por, kjo nuk e ndaloi ish-aktoren amerikane për të sulmuar Pallatin Buckingham duke evokuar gjithashtu akuza për racizëm.

“Në muajt kur isha shtatzënë me foshnjën time të parë ata na thanë se ai nuk do të kishte të drejtë për asnjë titull mbretëror dhe siguria për të nuk do të ishte e garantuar. Kishte edhe shqetësime dhe biseda rreth asaj se sa e errët ​​do të ishte lëkura e tij kur të lindte”, theksoi ajo pa i specifikuar personat. Meghan pranoi se kishte hyrë në shtëpinë mbretërore, për të cilën ajo dinte pak ose aspak.

”Por, pasi u martuan gjithçka filloi të përkeqësohej. Unë nuk isha e mbrojtur. Në të vërtetë ata ishin të gatshëm të gënjenin në emrin tim në mënyrë që të mbronin të gjithë anëtarët e tjerë të familjes”, tha Meghan.

“Problemet filluan menjëherë. Gazetat më akuzuan se kam bërë të qaj kunatën time, Kate. Në realitet ishte e kundërta. Isha unë ajo që qava dhe ajo madje kërkoi falje duke më dërguar lule dhe një kartolinë. Kur historia u bë publike, Kate kurrë nuk e mohoi atë. Që atëherë isha viktimë e një fushatë autentike denigrimi dhe aludimesh racore në shtyp. Ata e kthyen rrezikun e përgjithshëm në kërcënim me vdekje”, shtoi Meghan.

“U ndjeva dëshpërimisht e vetme dhe e braktisur. Unë nuk doja të jetoja më”, u shpreh ajo duke denoncuar se ”ata i mohuan ndihmën e saj psikologjike për të shmangur sikletin”.

“Nuk është se ne u larguam për mungesë të mbështetjes dhe mirëkuptimit. E kuptova që duhej të largoheshim sepse Meghan ishte shumë keq. Nuk mund ta lejoja historinë të përsëritej”, tha princi Harry duke iu referuar fatit të trishtuar të nënës së tij, princeshës Diana.

Harry më vonë rrëfeu se ishte bllokuar pa dijeni nga pjesa tjetër e familjes si nga babai, ashtu edhe nga i vëllai.

Shënimin më të hidhur Harry ia adreson babait, i cili nuk u ishte përgjigjur thirrjeve telefonike pas vendimit të çiftit për t’u larguar.

“Unë jam i zhgënjyer sepse ai ka kaluar diçka si kjo”, shtoi ai. Ai konfirmon se familja e tij i ka ndërprerë ndihmat financiare për të dhe u shpreh se jeton me të ardhurat qe i ka lënë nëna e tij dhe të ardhurat nga kompanitë Netflix dhe Spotify. “Ne kemi bërë gjithçka që është e mundur për të qëndruar në shtëpinë mbretërore”, thanë  të dy.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME