Showbiz

Nuk e dinim! Greta Koçi ‘plas bombën’: Jam martuar dhe jetoj në…

Lajmet për martesën e Greta Koçit kanë qarkulluar prej muajsh në median online ndonëse të pazyrtarizuara nga ana e këngëtares e cila nuk kanë dhënë asnjë komunikim në lidhje me këtë aspekt të jetës së saj.

Por Koçi vendosi të thyej heshtjen në ‘Abc e Pasdites’, ku pohoi pas shumë zërave se ajo është martuar dhe jeton në Vjenë me bashkëshortin. “Kanë shkruar mediat, unë e kam parë por asnjëherë nuk kam dashur të reagoj. Po e them vetëm tek ty. Është zyrtare që unë po jetoj në Vjenë, por e kam zyrtarizuar dhe çështjen e zemrës.

Unë jam martuar tashmë dhe jetoj së bashku me bashkëshortin tim në Austri.”, shprehu këngëtarja në lidhje me çështjen. “Më duket sikur po marr frymë më lirisht. Është një fazë që po jetoj dhe jam jashtëzakonisht shumë e lumtur. Djali e bën jetën e vetë këtu, por më origjinë është shqiptar.”, shprehu ajo, ku gjithashtu shtoi se respekton privatësinë e bashkëshortit i cili nuk është një personazh publik.

Pas këtij lajmi shumë pikëpyetje vijnë në mendje në lidhje me ceremoninë martesore, ku Greta shprehu se “kjo dëshiroj të ngelet personale por janë kryer të gjitha adetet edhe familjare edhe zyrtare”.

Greta tha se ende nuk kanë kryer një dasëm tradicionale. Ndërkohë planet për të rritur familjen? “Është normale, kur vjen një moshë dhe konsolidon familjen, kjo është pyetja.

Por kjo gjë nuk ka parashikim. Gjersa unë jam e martuar, ajo është pjesë e planit, dhe madje e afërt. Kurdo që të vijë është e mirëpritur.” – tha këngëtarja duke u çuar në këmbë dhe duke zbuluar barkun me humor për të vërtetuar se nuk është shtatzënë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: