Categories Showbiz

Nuk është autor i këngës që i dedikoi? Ledjana i nxjerr “të palarat” Mevlanit: Së shpejti vjen…

Ledjana dhe Mevlani kanë shkëputur kontaktet me njëri-tjetrin, ndonëse dolën çift nga programi Për’Puthen. Ledjana ka reaguar për deklaratën e Mevlanit në emisionin “Shqipëria Live” ku ai tha: “Në mbrëmjen e festës ajo nuk ishte prezente dhe unë e rikujtova duke i kënduar këngën e saj.

Pasi pa story-t në Instagram, ku Antonela u afrua dhe këndoi me mua, më ka bllokuar nga çdo rrjet social. Nuk është fundi botës që Antonela vjen këndon apo kërcen afër meje. Më ka bërë bllok në të gjitha anët, kështu që kjo nuk është xhelozi, por është inat.

Ajo nuk më ka marrë as në celular para festës për të pyetur a do vish apo jo. Unë me Antonelën nuk jam hasmëri dhe nuk mund të sillem me arrogancë ndaj Antonelës dhe ti them largohu se të ka inat Ledjana. Kështu pas këtij veprimi kuptova se Ledjana nuk është xheloze, por ka inat pse Antonela rri afër meje.”
Për këtë, Ledjana ka reaguar me anë të postimeve në Instagram, ku shkroi: “Nuk ngrihet asnjëherë imazhi yt duke ulur imazhin e tjetrit, aq më pak duke u viktimizuar. Kjo është drejtësia juaj, që flisni në emision për mua dhe unë që duhet të isha prezent për t’i sqaruar gjërat nuk më fton njeri.

E nëse unë paskam shkuar për famë dhe jam shtirur, pyes veten po të tjerët për çfarë? Për klikime këngësh? Me cilin shpirt e shkruajte këngën time se e vërteta është ndryshe…”

Sot ajo ka publikuar një pjesë nga kënga “Ledjana”, që Mevlani ja dedikoi asaj gjatë kohës që ishin në emision, ku duket se zëri nuk është i Mevlanit dhe në një farë mënyre po përpiqet të vërtetojë faktin se kënga për të nuk është shkruar nga vetë konkurrenti i “Për’puthen”.

Vjen së shpejti versioni origjinal”, ka shkruar Ledjana përkrah videos së shkurtër, duke treguar se për pak kohë do të zbulohet gjithë e vërteta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME