Categories Showbiz

Nuk është ndonjë artiste, po të ketë 5 këngë këpus kokën”, Monikës nuk i del inati me Semin

Pas lojës që Monika bëri me Fifin, marrëdhënia mes aktores në raport me Semin dhe Donaldin vazhdon të jetë mjaft e tensionuar. Së fundmi, Monika gjatë bisedës me Fifin ka thënë se “Semi nuk është artiste” dhe sipas saj në repertorin e saj nuk ka më shumë se 5 këngë.

“Semi nuk është ndonjë figurë! Më fal, sa këngë ka kënduar Semi?! Sa këngë ka Semi si këngëtare? Po të ketë Semi 5 këngë sa kam un gishtërinjtë e dorës, prek kokën unë”, është shprehur Monika.

Videoja e shkëputur nga jetesa e banorëve dhe e publikuar nga faqja zyrtare e “BBV” në Instagram ka marrë qindra komente ku vihet re ai i një ndjekësi, i cili sjell në vëmendje 5 këngë të Semit, si kundërpërgjigje ndaj asaj që tha Monika.

“Semi Jaupaj- Jetike Semi Jaupaj- Vetem Semi Jaupaj- Vec Lotet Semi Jaupaj- Afer meje Semi Jaupaj- Energji Pozitive”, shkruan ndjekësi. Nga ana tjetër, Fifi nuk ka reaguar dhe nuk ka dhënë ndonjë deklaratë, thjesht ka dëgjuar atë që po i thoshte Monika. Kujtojmë se këngëtarja dhe akotrja nisën para pak ditësh një lojë, gjatë së cilës ato inskenuan debate të ashpra mes tyre, në mënyrë për të provokuar banorët e tjerë.

“Lufta” filloi vrullshëm mes tyre teksa ato aktruan sikur ishin në konflikt mes njëra-tjetrën. Kjo lojë zgjati më shumë se 24 orë, por pati pasoja tek banorët e tjerë.

Një ndër më të lënduarat që u prek nga “sherri i sajuar” i dy banoreve ka qenë Semi, e cila ka përjetuar një krizë ankthi gjatë një debati me Fifin, e cila mbante gjatë gjithë kohës një shkop druri.

Kjo gjë e ka prekur Semin, e cila nuk është ndjerë mirë as gjatë spektaklit të mbrëmshëm në “BBV” dhe kur është hapur ky diskutim ka “shpërthyer” në lot. Si pjesë e lojës, edhe Monika është kritikuar nga banorët dhe nga publiku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME