Showbiz

“Nuk ha më nga dora jote” Agravon debati midis Ilirit dhe Monikës

Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” janë dënuar mëngjesin e sotëm, për shkak të mungesës së higjenës dhe rregullit tyre.

Ata duhet të lajnë me dorë të gjitha rrobat që ndodhen në lavanderi, si dhe të pastrojnë kuzhinën pas çdo vakti dhe verandën para së të shtrihen për të fjetur.

Duket se ky vendim ka nxitur mjaft debate dhe polemika midis banorëve, ku dy prej tyre kanë qenë dhe Iliri me Monikën.

Balerini i rikujtoi Monikës se ai çohet që në mëngjes që të gatuajë drekën për të gjithë banorët, ndërsa ajo u shpreh se nuk do të hajë më nga dora e tij.

Iliri: Unë çohem që në mëngjes me përgatit drekën. Ku di ti se cdo të thotë të gatuash për 16 veta.

Monika: Po kush ti lan ty?

Iliri: Ti ke ndejtur monument kulture aty mbrapa. Kur e ke bërë, e ke bërë mirë por kur të është dashur ty dhe rri këtu e në krevat. E ke deklaruar se nuk bëj më.

Monika: Nuk bëj më dhe nuk do haj nga dora jote.

Iliri: Atëherë pse rri? Ik fli gjumë.

Monika: Jo nuk iki, nuk kam ardhur për punë. Nuk më kanë marrë për punë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close