Categories Showbiz

“Nuk jam gati”, Gresilda refuzon të takojë gjyshen dhe për këtë ka një arsye të fortë

Daniela takon pas 28 vitesh kushërirën e saj dhe i kërkon të takojë gjyshen, por Gresilda shprehet se nuk është akoma gati dhe për këtë ka një arsye mjaft të fortë që i ka rrënjët para disa kohësh.

Gresilda: Pa më pyet njëherë mua sa herë kanë ardhur dhe kanë ikur?! Ktheje medaljen në krahun tjetër. Kështu që nuk e di.

Daniela: Unë mendoj se ato gjithmonë kanë dashur që të të takojnë…

Gresilda: Gjithmonë kanë dashur, kanë thënë do të vijmë dhe asnjëherë nuk kanë ardhur.

Daniela: Silda të kemi pritur gjithmonë. 28 vjet…

Gresilda: Po, janë aq vite, por sa herë që vinit nuk qëndronit. Thonit do të vijmë dhe nuk vinit kurrë. Unë nuk është se ju njoh në pamje të parë se kush jeni, thjesht në momentin që jemi shkëmbyer, mami më ka thënë: Shiko se e ke kushërirë. Domethënë kjo ka qenë gjithmonë sa herë që jemi shkëmbyer me dikë, më ka thënë mamaja: E ke tëndin. Thjesht unë nuk jam gati ta takoj.

Ardit Gjebrea: Gjyshen?

Gresilda: Po.

Ardit Gjebrea: Nuk je gati ta takosh gjyshen?

Gresilda: Jo.

Daniela: Nganjëherë ne themi se nuk jemi gati, ta lëmë pak më vonë, por nganjëherë dhe koha nuk premton dhe ndoshta kjo gati nuk vjen kurrë.

Gresilda: Është një gjë që nuk bëhet.

Ardit Gjebrea: Unë nuk dua të ndërhyj fare. Unë e kam dëgjuar dhe versionin e Gresildës. Ti ke qenë e vogël dhe Gresilda ka qenë e vogël. Ty ta kanë treguar dhe Gresildës ia kanë treguar. Në momentin që thuhet ‘iku nga shtëpia’ dhe në momentin që thuhet ‘e përzunë nga shtëpia’, kjo duhet parë./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME