fbpx
Showbiz

“O doktor, po ç’na na bëre o doktor”, vëllezërit korçar ia shtrojnë me Piperon, e nxjerrin zbuluar me videot që postojnë

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është një nga personazhet më të dashur të muajve të fundit, por pse jo dhe më të komentuarit, duke qenë se daljet e tij televizive kanë qenë shumë të shpeshta. Së fundi duket se ai është tërhequr paksa, për shkak edhe të shtimit të rasteve me Covid, në një kohë kur ai kishte parashikuar që në muajin Korrik, situata të ishte ndjeshëm e përmirësuar.

Gjatë ditës së djeshme ai ka qenë në shoqërinë e vëllezërve korçarë Endi dhe Stefi Prifti, me të cilët ka konsumuar një darkë të këndshme, ku duket se nuk kanë munguar as shishet e alkoolit. Por ajo që të bën përshtypje në disa video të Endrit është fakti se në një moment Pipero mban maskë edhe teksa është duke konsumuar darkë.

Por gjithçka mbetet në kuadrin e shakasë, pasi mjeku më pas e ka hequr atë, dhe shfaqet tejet miqësor me këngëtarët. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, mbajtja e maskës ka qenë një vullnet i Piperos, për të dhënë shembullin e mirë, por që ka mbaruar shumë shpejt, nëse videoja shihet deri në fund.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button