Categories Showbiz

Olsa i del në mbrojtje Borës pas afërsisë së Donaldit me Beatrixën

Aktori, Donald Veshaj, pas largimit të mikeshës së tij, Semi Jaupaj, nga shtëpia e “Big Brother” është parë në shoqërinë e këngëtares kosovare, Beatrix Ramosaj. Madje, ai është shprehur se ka një tërheqje nga ajo.

Ndërsa, mbrëmë dyshja treguan se ka një kimi mes tyre dhe se dëshirojnë të qëndrojnë bashkë për të njohur edhe më shumë njëri-tjetrin.

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar edhe mikja e Borës, Olsa Muhameti, përmes një mesazhi të ‘koduar’ në rrjetin social “Instagram”, duke hedhur ‘kunja’ për Donaldin.

Kujtojmë që para disa javësh në shtëpi hyri moderatorja, Bora Zemani e cila njëhershmit është edhe ish e dashura e humoristit, Donald Veshaj, me të cilin zhvilloi një takim dhe diskutuan që pas daljes së këtij të fundit nga shtëpia, ata do të sqarojnë marrëdhënien me njëri-tjetrin.

“Një burrë i vërtetë nuk luan lojëra psikologjike(mendore) më një grua, vetëm djemtë e dobët, të pasigurtë dhe të papjekur e bëjnë këtë gjë”, shkruan në postimin e Olsës në gjuhën angleze.

Reagimi i autores së “Për’puthen”, Olsa Muhametit, në Instagram.

Po ashtu, Donaldi më herët është shprehur se është lodhur nga etiketimet brenda shtëpisë se ai është i dashuri i Borës, teksa ka shtuar se është beqar dhe nuk dëshiron të etiketohet apo përmendet më historia e tij me moderatoren.

Kjo gjë sipas mikeshës së tij dhe Borës, Semit, ka ndodhur pasi që në shtëpi kanë hyr dyshja, Antonela Berisha dhe Meridian Ramçaj të cilët i kanë dhënë Donaldit ‘sinjale’ që Bora është jashtë është e lirë.

Por, Semi ka hedhur akuza edhe ndaj produksionit të “Big Brother VIP” duke thënë se në 3-vjetorin e lidhjes së tyre, Donaldi i kishte bërë një dhuratë ish të dashurës dhe pas kësaj dhurate ai nuk ka marr nga produksioni asnjë ‘mesazh’ se a e ka pranuar ajo dhuratën, a po e mban a diçka të tillë, duke e futur aktorin në dyshime edhe pas fjalëve të dy banorëve të ri.

“Donaldi i dërgoi varësen asaj për përvjetor. Por, ai asnjëherë nuk mori një sinjal nga ajo. Në fakt ajo ia kishte dërguar, por që atij kurrë nuk i arritën”, u shpreh Semi mbrëmë.

Gjithashtu për afrimitetin e tyre kanë reaguar edhe ndjekësit duke i ‘bombarduar’ ata me komente në rrjete sociale. Madje, duke kërkuar edhe njëherë një takim të Borës me Donaldin./Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME