Categories Showbiz

Olsi Bylyku aktorit shqiptar i tregojnë videon e të dashurës me një mashkull muskuloz, ja reagimi i tij

Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e Anastasit, djalit nga Berati i cili prej shumë vitesh kujdesej për familjen dhe vëllain e tij më të vogël.

Familja e Anastasit kishte kaluar disa probleme ekonomike dhe babai i tij ishte detyruar që të punonte jashtë orarit për të siguruar të ardhura për familjen. Në këtë përiudhë, mbështetja më e madhe për Afërditën kishte qenë Anastasi, i cili jo vetëm që ishte përkujdesur për vëllain, por kishte filluar të sillte të ardhura në familje duke punuar pavarësisht moshës së tij.

I ftuar special për Anastasin ishte aktori tepër i dashur për publikun, Olsi Bylyku i cili kishte një histori të përafërt me të. Olsi rrëfeu se edhe ai kishte bërë punë të ndryshme që ti vinte në ndihmë familjes së tij.

Por siç dihet në programin “Dua të të bëj të lumtur” është kthyer në traditë që të ftuarit special nuk largohen nga studioja pa disa kundër surpriza. Si fillim surpriza e parë që ishte rezervuar për Olsin ishte një kamër e fshehtë në të cilën ishte pjesëmarrëse e dashura e tij, Egli. Në kamerën e fshehtë u tregua një pjesë e provave teatrale të Eglit ku siç duket kishte disa skena ‘provokuese’. Pavarësisht kamerës së fshehtë, Olsi tepër energjik tregoi se nuk është xheloz sa i përket jetës profesionale. Ai tha se mbështetja e tij më e madhe ishte e dashura e tij, Egli dhe se karriera e tyre nuk ndikonte aspak në dashurinë që ata kanë për njëri-tjetrin.

Pikërisht në këtë moment, në studion e programit hyri e dashura e Olsit, Egli me një tabaka të mbushur me hamburger. Sfida për Olsin ishte ngrënia e sa më shumë hamburgerva brenda 1 minuti, një sfidë të cilën ai nuk e kaloi dot. Pavarësisht surprizave, Olsi dhe Egli na treguan se lidhja e tyre është më e fortë se kurrë dhe se ndoshta me kalimin e kohës mund të kemi ndonjë dasëm në horizont. “Karriera jonë nuk ka ndikuar kurrë në marrëdhënien tonë edhe jemi të sigurtë që nuk do të ndikojë. Dasëm? Po dasëm do të bënim me gjithë qejf vetëm për të marrë qokat që babai im e i

Eglit kanë lënë në dasmat e të tjerëve!”,- tha Olsi.

Në fund Olsi Bylyku për herë të parë, performoi një kolazh parodish të disa këngëve më të njohur shqiptare, të titulluar “Fushata”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME