Categories Showbiz

Olsi Bylyku flet për ‘krizën’ me Bes Kallakun dhe Erion Isain

Në vitin 2018, tre emra të humorit Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku u bënë bashkë për të na’mbërthyer’ para ekranit. Treshja solli “BE Coffee”, një rubrikë me skeçe dhe të ftuar, si pjesë e emisionit të përjavshëm “E diela shqiptare”.

Megjithatë, për shkak të angazhimeve të tre aktorëve, në fillimin e sezonit të ri televiziv në shtator 2019, ata ndoqën rrugë të ndryshme duke mos u shfaqur më në këtë rubrikë.

Olsi iu bashkua “Klanifornias”, teksa në fillim të këtij viti Besi erdhi si pjesë e “Kosherja Show”, ku një ftesë për t’iu bashkuar kastit të aktorëve e ka marrë edhe Olsi, i cili e refuzoi. I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Natën me Aulonën”, Olsi u pyet se pse është zënë me Besin dhe Erionin.

“Unë nuk jam zënë as me Besin, as me Erionin. Të betohem. Madje, shkoj shumë mirë me të dy. Por, Besi zgjodhi rrugën e vetë të “Kosherja” dhe unë nuk pata mundësi t’i bashkohem me ftesën që më bënë. Erioni është Kryetar Bashkie dhe s’ka më kohë për ne aktorët. Gjithsesi, Erioni është flori. Sa herë që kalon rrugën Korçë-Ersekë na merr në telefon dhe na tregon se si i ka rregulluar”, tha Olsi me nota humori.tpz

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME