fbpx
Showbiz

Olta Boka bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë Gaia

Dhe pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Tashmë Olta Boka dhe Ivi Rrokaj janë bërë prindër për herë të parë! Këngëtarja ka sjellë në jetë një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Gaia, teksa ka ndarë edhe një foto tejet të bukur nga materniteti me ndjekësit e saj në Instagram. Ato që me të vërtetë na mbushën sytë me lotë janë fjalët e ndjera të këngëtares, e cila shkruan:

Mezi te kemi pritur Gaia Rrokaj 👼🏼, perendesha e jeteve tona👑
Te mora ne krahe dhe tek ti gjeta boten, emocionin me te madh qe s’ka skene qe te mund t’i perafrohet!
Me ty u zbrit nje copez parajse dhe une premtoj qe do te kujdesem per ty sic ben Zoti me engjejt e Tij! Faleminderit Zotit qe shkoi cdo gje mire! Ndonëse Olta njihet si një personazh diskret, nuk ka ngurruar të ndajë foto e video të veçanta nga periudha e shtatzënisë, e cila duket të jetë më e bukura për çdo nënë. Ndonëse dihej prej kohësh për lidhjen e saj me Ivin, këngëtarja na e konfirmoi vetëm disa muaj më parë nëpërmjet disa fotove përallore. Tashmë ata janë 3 dhe duhet të jenë prindërit më të lumtur të momentit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button