Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
E sigurisht që një nga dyshet më të përfolura janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Ata janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka patur ulje-ngritje. Pikërisht ditën e djeshme, Luizi dhe Kiara kanë debatuar, pasi kjo e fundit ndjehet ‘e mbytur’ nga prezenca e tij.
E teksa Luizi këmbëngul me qëndrimin e tij ndaj Kiarës, ajo ka vendosur ta sqarojë një herë e mirë, t’i caktojë limite atij dhe të vendosë disa rregulla. Mirëpo, kjo situatë nuk mund të mbetej pa u komentuar nga Olta, e cila shpeshherë ‘e sulmon’ Luizin. Ajo vlerëson prezencën e Kiarës në lojën e Luizit dhe ndikimin e madh që ajo ka, teksa gjithashtu komenton se si do ishte Luizi pa Kiarën në atë shtëpi.
Je i dobët ti po nuk pate Kiarën…