Showbiz

Orinda tregon mëngjesin e parë bashkë me vajzën dhe Turin dhe nuk mund të ishte më special se kaq (foto)

Mëngjesi i sotëm duket të jetë me i bukuri për Turjan Hyskon dhe Orinda Hutën të cilët janë zgjuar krah vajzës së tyre.

Ditën e djeshme ata u bënë prindër për herë të parë, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre të cilën e kanë quajtur Atara, një emër tepër i veçantë.

Orinda na ka servirur sot kartolinën e parë familjare që s’mund të ishte më e bukur se kaq. Ajo ka postuar në Instastory një foto nga spitali ku shihet pranë Turit dhe Atarës, të cilët po flenë. “Mëngjesi ynë i parë të tre”- ka shkruar ajo krah fotos.

Ndryshe nga shumë personazhe të tjerë të njohur, Turi dhe Orinda na kanë prezantuar menjëherë me portretin e të bijës.

Ishte vetë producenti ai që postoi një foto dje teksa e mbante në krah të voglën dhe duhet ta pranojmë se i shkon shumë roli i babait. Më pas, ai postoi edhe një foto të Orindës dhe Atarës me mbishkrimin “Po flenë gocat!” /News31

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: