Categories Showbiz

Pa partner, Luljeta merr vendimin dhe largohet! Luli: Ndizet ‘llampa’ për Berishën e Ramën

Fenomeni Luljeta Nallbani këtë të martë ishte në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi. Ajo pohoi për herë të parë se është larguar zyrtarisht nga ‘Përputhen’ dhe ka vendosur që të pushojë këto kohë vere. Sipas saj, ishte e pamundur që të ishte e pranishme për shkak të kohës televizive dhe impenjimit Fier-Tiranë.

Nga ai program Luljeta doli pa një partner. Madje Ermali e pyet nëse aktualisht ka një mashkull në jetën e saj dhe ajo thotë që nuk ka asnjë në zemër. Madje pohoi se edhe Xhuzepen e takoi për respekt por nuk është për të. Ermali e ngacmon me pyetje duke i thënë se “njerëzit shkruanin që ta shikonte duke qenë se ishte edhe mirë ekonomikisht”.

Luli i përgjigjet: ‘Seksi është bërë biznes. Unë nuk jam që ta shoh tjetrin nga xhepi. Unë kam bërë një jetë normale, kam pasur punë me tre turne’.

Luljeta tregoi gjithashtu se është futur në program për të kërcyer e kënduar, jo për të gjetur një burrë dhe nuk i ka bërë dikush presion apo skenar.  A është përballur ndonjëherë Luljeta me ndonjë situatë presioni për të zgjedhur mes një afere seksuale dhe një pune të mirë?

“Provokime ka kudo, se të thëm s’ka do gënjej. Por unë nuk kam dashur kurrë që të gjeja një vend pune të mirë se e dija se ai vendi i punës i mirë të kushtonte. Ndaj nuk i kam pëlqyer aferat seksuale apo të këmbesh lek për një vend pune”. Sërish Ermali e pyet nëse të gjitha këto i ka bërë për show apo kështu është vërtetë Luli.

“Mua nuk më ndryshon as programi, as Zoti që është lart nuk më ndryshon. Kështu kam lindur me këtë mendje. Në kohën e Enverit kam marrë fletë rrufe, me pantallona kauboj,flokët e gjata i lyeja me ujë të oksigjenuar, manikyrin e bëja me peçikllaz”. 

Ajo është personazhi që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pjesëmarrjen e saj në ‘Përputhen’, për vetë natyrën shumë sportive dhe energjike. Ajo do diskutohej më shumë teksa publikoi këngën e saj të parë “S’ta jap” dhe të dytën “ Luje”. Në intervistën ekskluzive në “Abc e Pasdites” ajo nënvizoi se gjithçka e ka bërë për qefin e saj dhe nuk synon të ketë klikime apo të ardhura.

Ajo tregoi se që në moshën 6 vjeçare bëntë mikfron me letra dhe këndonte këngën “Ç’pamje të bukur ka vendi im”, të cilën e ilustron edhe live në studio. Ermali e pyet nëse duhet të merakosen artistët se mos u merr dasmat? Luljeta theksoi se “jo jo nuk shkoj, unë do bëj plazh. Para plazhit nuk bëj asgjë. Me plazhin jam e dashuruar”.

Si i mori ajo kritikat pas videoklipeve muzikore? “Unë jam Luli dhe nuk ndryshoj. Të flenë rehat kush ka talent të këndoj, unë nuk ia marr kujt klikimet se tani do bëj plazh. Nga shtatori do bëj një duet se më kanë thënë nja dy djem, që janë këngëtar të mirëfilltë. Por unë nuk jam këngëtare, nuk jam moderatore nuk e bëj dot punën tënde Ermal. Unë këndoj… shkoj në plazh këndoj kërcej, ky tip jam. Nuk këndoj për të marrë zanatin tënd”.

Në mbyllje të bisedës u ndalën tek disa personazhe meshkuj dhe preferencat e Lulit.   ‘Edi është s eksi. Ky ta ndez llampën pa e parë fare”, tha ajo. Me shume batuta plash shashka dhe për Berishën e Metën, momente që i ndiqni në videot e plota në Youtube. /Abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME