Showbiz

Paguhen për çdo javë të qëndrimit të tyre, ja shumat marramëndëse që kanë fituar deri tani

Reality show “Big Brother Albania VIP” është kthyer në një ndër spektaklet më të ndjekur dhe nisur nga kjo u kërkua që të shtyhej deri në datën 18 shkurt.

Mirëpo prej kohësh po përflitet se banorët e përzgjedhur për këtë edicion, përveç çmimit të madh, paguhen edhe në baza javore.

Sipas disa të dhënave, banorët fitojnë nga 1,500 euro për çdo javë qëndrimi në shtëpi, por kjo shifër nuk është e njëjtë për të gjithë banorët. Të mërkurën bërë fiks 3 muaj nga nisja e këtij spektakli, saktësisht 14 javë dhe më poshtë ju sjellim shifrat se sa para kanë grumbulluar deri tani banorët. Llogaritja është një mesatare për të gjithë banorët, pavarësisht që çmimet nuk janë të njëjta për secilin.

Donaldi, Arjola, Iliri, Monika e Beniada deri tani në xhirollogarinë e tyre kanë grumbulluar nga 21 mijë euro, për 14 javë qëndrim të i zoluar në Big Brother.

Einxhel dhe Beatrix kanë 11 javë në shtëpi e që në pagesë përkthehet në 16,500 euro.

Meridiani ka 7 javë në shtëpi, që i bie se deri tani ka fituar 10,500 euro.

Dj Dagz ka 9 javë në shtëpi, e përkthyer në para gjithsej 13,500 euro.

Kujtojmë që këto të dhëna nuk janë zyrtare, por bazuar në çmimet që janë bërë publike në media jozyrtarisht.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: