Showbiz

Pak përpara performancës, reperi shqiptar sulmohet fizikisht (Video e momentit)

Vetëm pak kohë më parë reperi nga kosova Fero u përfshi në një ngjarje aspak të këndshme ku pati përleshje fizike me dy persona të tjerë.

Nuk ka vonuar shumë që një ngjarje e tillë të përsëritet sërish. Mbrëmjen e djeshme reperi ka pasur koncertin e tij në një club në Mitrovicë.

Në momentin që ai hyn brenda, është goditur nga disa persona, ku njëri prej tyre mendohet të ketë qenë një tjetër reper nga Mitrovica me të cilin Fero ka pasur mosmarrveshje edhe më parë.

https://www.instagram.com/p/Brq4oZmBwfx/?utm_source=ig_embed

Burime për “Prive” janë shprehur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 dhe personat e përfshirë në këtë zënkë ishin 3 djem. Deri më tani shkaqet e këtij incidenti mbeten të pa ditura.

Më poshtë gjeni një video të xhiruar nga të pranishëm të rastit, ku shfaqet Fero i cili goditet pas shpine, e më pas menjëherë fillon përleshja ku përfshihet edhe sigurimi i reperit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close