Showbiz

“Para një jave thoshe…”, Einxhel përplaset me Beatrixën

Mbrëmjen e së martës, Dj Dagz u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP. Largimi i tij nga shtëpia erdhi si pasojë e një zinxhiri të nisur nga Beatrixa, shkruan Express Rozë

Pas daljes së Dagzit, ajo që është mërzitur më së shumti është padyshim Einxhel, e dashura e tij.

Ajo pas spektaklit ka pasur një debat me Beatrixën, e cila vazhdimisht thoshte se e sheh shumë të afërm Dagzin, por pavarësisht kësaj, nuk e shpëtoi atë, por Egzonën.

Einxhel ia kujtoi Beatrixës fjalët që i kishte thënë para një jave, se nëse del Dagzi nga shtëpia, do të dalë edhe ajo.

Pjesë nga biseda e Einxhel me Beatrixën:

Einxhel: …edhe me Trixën që shpëtoi Egzonën para Dagzit, edhe me Egzonën që shpëtoi Donaldin para Dagzit…

Beatrixa: Mund të flasim nesër kur të jesh më e qetë…

Einxhel: Jeta, në këtë pikë nuk dua të sqaroj asgjë me asnjeri, nuk justifikoj veprimin e askujt, realisht asnjë gjë, se të mos thuash emrin tim është një gjë, por të mos thuash emrin e atij, personit që do, që para një jave po thoshe ‘po dole ti do dal edhe unë’, nuk e justifikoj dot realisht.

Beatrixa: Ishte situata, ti e ke pa si e kam bo…

Beatrixa: Duhej se m’bërtiste brenda vetes, më vjen shumë keq po jom ndi shumë keq kur e kom pa në atë gjendje

Einxhel: T’u dhims më shumë një person tjetër?

Beatrixa: Jeta mos e diskuto këtë muhabet kështu me mu, se s’ka lezet

Einxhel: Po e thashë pra, zinxhiri është me e la ndërgjegjen, uroj ta keni la ndërgjegjen. E sakrifikuam, e bëmë kurban atë.

Beatrixa: Jo rrush, mos e kalo kështu, jo me mua të lutem

Einxhel: Si do që ta kaloj? Po mirë pra të thashë që nuk dua të flas tani, në qoftë se nuk do të dëgjosh diçka, -thashë jo tani.

Beatrixa: Po flet me mërzitje, nuk besoj që i ke me të vërtetë këto gjëra

Einxhel: Jo jo, si kam me të vërtetë, pa merak, do e shohësh .Beatrixa: Ashtu si e kam bo me u ndi Egzonën, sado lojë ka qenë, e kam vuajt shumë edhe nuk do ishte njerëzore të paktën nga ana ime sepse jam ndjerë vërtetë keq si e kam bo me u ndje

Einxhel: Pse të mos shpëtosh Dagzin është njerëzore?

Beatrixa: Rrush mos e kalo ashtu t’lutem, ti e di sa shumë e du unë Dagzin, mos e vë n’dyshim në asnjë moment.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close