Categories Showbiz

Paralajmërimi i Leonardo DiCaprio për atë që mund të ndodhë 10 vitet e ardhshme

Aktori i njohur me famë botërore Leonardo DiCaprio ka bërë një paralajmërim të ashpër se njerëzit duhet të veprojnë tani për të zbutur efektet potencialisht shkatërruese që ndryshimi klimatik ka të ngjarë të ketë në planetin tonë. Duke folur në një intervistë për kanalin YouTube Netflix Channel Club, DiCaprio e lidhi krizën klimatike me temën e filmit të tij më të fundit: “Don’t Look Up”, i cili u publikua në Mbretërinë e Bashkuar më datë 10 dhjetor.

DiCaprio qartazi pranon mesazhin themelor të filmit, të paraqitur nga regjisori Adam McKay. Filmi ka të bëjë me një kometë gjigante e cila do të shkatërrojë të gjithë planetin Tokë, ku DiCaprio luan së bashku me Jennifer Lawrence si astronomë që përpiqen të paralajmërojnë popullsinë e cila qëndron indiferente në lidhje me atë që i kanoset. McKay e shkroi filmin me qëllimin që kërcënimi i afërt i kometës do të pasqyronte kërcënimin që ngrohja globale paraqet për njerëzimin në jetën reale.

Fituesi tre herë i Golden Globe DiCaprio tha:

Nëse do ta përshkruaja me pak fjalë “Don’t Look Up”, do të ishte një analogji e kulturës moderne me paaftësinë tonë për të dëgjuar të vërtetën shkencore. Unë shpesh në karrierën time kam kërkuar për një film që kishte një nuancë mjedisore në të.

Por, ashtu si vërshimi i lajmeve mbi ndryshimet klimatike, shumë njerëz nuk duan t’i dëgjojnë dhe bërja e një filmi për të është një detyrë edhe më e vështirë për t’u marrë. Adam, i cili është një individ tepër i hapur për krizën klimatike, donte vërtet të bënte një film që sillte një element të komedisë së errët në atë që duket të jetë një çështje e frikshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME