Categories Showbiz

Paris, artistë dhe shkencëtarë kërkojnë transformim

Madonna, Robert de Niro, Isabelle Adjani, Yann Arthus-Bertrand…: 200 artistë dhe shkencëtarë në mbarë botën bënë sot në të përditshmen “Le Monde” një thirrje kundër një “rikthimi në normalitet” pas pandemisë së koronavirusit duke shpresuar për një transformim radikal të sistemit kundër konsumizmit”. “Na duket e pakonceptueshme rikthimi në normalitet”, shkruan ky grupim në një forum të iniciuar nga komediania franceze, Juliette Binoche dhe astrofizikanti francez Aurélien Barrau. Në sytë e tyre, pandemia është një tragjedi, por kriza ka virtytin të na ftojë të përballemi me çështjet thelbësore.

”Problemi është sistemik”, vlerëson ky grupim që përfshin shumë personalitete artistike dhe shkencore si aktorët Robert de Niro, Jane Fonda, Cate Blanchett, Marion Cotillard, Monica Bellucci, Guillaume Canet, këngëtarët Madonna, Angèle, Benjamin Biolay, Bernard Lavilliers , regjisori Peter Brook, regjisorët përfshirë Bertrand Tavernier, fotografi Yann Arthus-Bertrand, fituesit e çmimit Nobel në mjekësi, kimi dhe fizikë, si James Peebles, fituesi i çmimit Nobel për Paqe,Muhamed Yunus…

“Katastrofa ekologjike zbulon një “meta krizë” sepse konsumizim na ka shtyrë të mohojmë jetën në vetvete, atë të bimëve, të kafshëve dhe atë të një numri të madh njerëzor. Ndotja, ngrohja globale dhe shkatërrimi i hapësirave natyrore po e çojnë botën në një pikë thyerje”, vijon grupimi.

Ky grupim u bën thirrje solemnisht drejtuesve dhe qytetarëve të dalin nga logjika e patolerueshme që mbizotëron, të punojnë përfundimisht në një rregullim të thellë të objektivave, vlerave dhe ekonomive. “Një transformim rrënjësor është i nevojshëm në të gjitha nivelet”, sipas këtij grupimi, por ai nuk do të ndodhë pa një angazhim masiv dhe të vendosur sepse “është çështje e mbijetesës, aq sa e dinjitetit dhe e qëndrueshmërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME