Showbiz

Pas 20 vitesh në ”Top Channel”, largohet Alban Dudushi?

Prezantuesi Alban Dudushi ka 20 vite punë në televizionin e “Top Channel”. Mirëpo së fundmi rrjeti po zien nga lajmet se ai mund të largohet prej aty, për të startuar në një tjetër ekran. Gjithçka ka nisur nga një video e publikuar nga moderatorja Bieta Sulo në Instagram. Pasditen e djeshme i ftuar në “Ftesë në pesë” ishte artisti i ri Mato Lale. Ai ka repuar në studio, duke u shprehur me shaka se do t’i zërë vendin Albanit, bashkëshortit të Bietës. “Ka ca muaj që e kanë lënë bosh studion, do të të shkonte”, u shpreh Bieta. Po ashtu ajo ka shkruar krahas videos “Pas 20 vitesh në Top Channel, Alban Dudushi ia lë stafetën Mato Lales?”. “Revista Who” ka kontaktuar me Albanin, i cili ka thënë se në Shtator do të rikthehet në ekran, por pa përmendur ku. Mesiguri që kjo do të ketë qenë një shaka e Sulos, të cilës duket se i ka munguar bashkëshorti në korridoret e televizionit ku u njohën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: