Showbiz

Pas Bella Hadid, mediat amerikane kritikuan kunatën e saj, shqiptaren Dua Lipa, detaje

Pas Bella Hadid, mediat amerikane kritikuan kunatën e saj, shqiptaren Dua Lipa, pse mbështeti Palestinën, në luftën kundër Izraelit. Ka qenë New York Times”, që ka dalë kundër Duas, duke shkruar se bashkë me dy motrat Hadid, janë vajza me ndikim shumë të madh, që kanë përçmuar shtetin hebre dhe kanë akuzuar pa të drejtë Izraelin për spastrim etnik.

Dua nuk ka heshtur, ajo i përgjgijet medias me një story në Instagram.

“I hedh poshtë të gjitha pretendimet false që u publikuan sot në New York Times. Ky është çmimi që paguan kur mbron të drejtat e njerëzve në Palestinë kundër qeverisë së Izrealit, që veprimet e tyre në Palestinë, i cilësojnë si persekutim dhe diskriminim.

E mbaj këtë qëndrim, sepse unë besoj se të gjithë, hebrenj, myslimanë dhe të krishterë, kanë të drejtën për të jetuar në paqe, si qytetarë të barabartë të një shteti që ata zgjedhin.

Rrjeti i Vlerave Botërore po përdor paturpësisht emrin tim për të zhvilluar fushatën e tyre me manipulime dhe keqinterpretime flagrante të asaj që unë jam dhe për çfarë qëndroj. Unë solidarizohem me të gjithë njerëzit e shtypur dhe i refuzoj të gjitha format e racizmit”, shkruan ajo

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: