Showbiz

Pas largimit nga shtëpia e Big Brother, vjen reagimi i parë nga Dj Dagz

DJ Dagz u eliminua mbrëmë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ai ishte banori i dytë që u largua, pas këngëtares Xheisara që ishte në nominim me Egzonën dhe Tanin. Pak pas largimit, ai ka bërë një reagim në rrjete sociale duke i falënderuar të gjithë për përkrahjen.

Postimi i plotë i Dagz (pa ndërhyrje): “Faleminderit të gjithëve – për përkrahjen dhe dashurinë. Kjo eksperiencë nuk përshkruhet me fjalë.

Fitova shumë më shumë, se sa e paramendoja. Faleminderit Arbana Osmani për fjalët, të cilat më kanë vërtetuar se qëllimin tim e kisha arritur. Faleminderit Big Brother VIP për mundësinë, për të qenë banor i shtëpisë më të madhe në Shqipëri. Me respekt, DJ DAGZ”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close