Showbiz

Pas lidhjes së dështuar me Ana Lleshin, ish-konkurrenti i “Për’puthen” rikthehet me gruan

Arsimi, konkurrent i “Për’puthen 2” bëri bujë, sepse deklaroi që në hyrje të tij se ishte i divorcuar dhe se ka një djalë.

Ai gjithashtu ka pasur edhe një lidhje me Ana Lleshin, e cila kur Arsimi hyri ishte përjashtuar nga programi, por ishte pjesë e safit të “Për’puthen” dhe punonte në prapaskenë.

“Jam rikthyer me ish-gruan time. Duhet t’i themi disa gjëra, se kur dalim në Prishtinë ose Tiranë njerëzit vazhdojnë e afrohen dhe duhet të tregohen më të matur kur e dinë që je në një lidhje. Kur u ktheva nga pushimet verore, u afruam që te ai klubi që hapa me një ortakun tim. Ajo vinte rregullisht, çdo fundjavë.

Erdhi një pikë që ia nisëm me bisedu me të kaluarën, ajo e dinte se kisha ndjenja për të. Një lidhje 10-vjeçare nuk harrohet kollaj. “,- tha ai te “Shqipëria Live”.

Arsimi tha se ajo ka qenë disi xheloze për hyrjen e tij në “Për’puthen” dhe atë e ka penguar hyrja e tij. Ajo e kishte menduar negativisht pjesën e të qenurit figurë publike, por më vonë u mësua. Arsimi, ,shqiptar i Maqedonisë, ka 3 muaj që është rikthyer me gruan e tij dhe tregoi se beson se do ta zgjerojnë familjen.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close