
Eros Grezda i ka dhënë fund beqarisë duke u kurorëzuar në martesë me Ajsel Abazin. Bukuroshja është kushërira e Almeda Abazit dhe marrëdhënia e Erosit dhe Ajselit, ka bërë që futbollisti të krijojë një lidhje të ngushtë edhe me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman.
Pak kohë më parë ka qenë Tolgahan ai që ka postuar një foto në Instagram ku e cilësonte Erosin si vëllain e tij. Së fundmi edhe Eros ka treguar se e mbështet aktorin turk.
Futbollisti ka ndarë një video në Instastory të shkëputur në një nga serialet që Tolgahan luan në Turqi dhe e ka etiketuar aktorin.