Showbiz

Pas “zhurmës” që shkaktuan në rrjet, Bearti konfirmon lidhjen me Tean

Pas publikimit te fotove që vërtetonin lidhjen e Teas me Beartin, nuk kanë munguar reagimet nga konkurrentë dhe ish-konkurrentë të Për’puthen. I pari që reagoi ishte Andi, i cili doli çift me Tean pak ditë më parë nga emisioni, teksa u shpreh se do të sqarojë shumë shpejt se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Teas, ndërsa iu kërkonte ndjesë ndjekësve të tij. “Nuk kam fjalë për këtë që sapo ndodhi, por do bëj një live do flasim për të gjitha se ju detyrohemi një shpjegim nga ana morale si dhe unë dhe Tea, sapo të qartësohem do ju them dhe ju ca do ndodh ju kërkoj falje të gjithëve, thjesht ju kërkoj shumë falje”, shprehej Andi.

Më pas reagoi Elvisi, i cili kishte shprehur simpati ndaj Teas. Teksa publikoi foton e kësaj të fundit duke u puthur me Beartin, shkruante: “Se kisha menduar kurrë që do falënderoj publikisht Tean që zgjodhi Andin, por ai moment erdhi…” Pas gjithë kësaj zhurme, ka ardhur dhe reagimi i vetë protagonistit të ngjarjes. Përmes një videoje që ka publikuar në TikTok, Bearti ka konfirmuar se mes tij dhe Teas ka vërtetë një romancë. Në video, shihet Tea e cila shihet e lumtur teksa hidhet mbi dëborë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close