Categories Showbiz

Pasi la “Për’puthen”, Riniani flet për partneren e re

Rinian Leka shkaktoi shumë “rrëmujë” pasi hyri në “Për’puthen” dhe vazhdon të tërheqë vëmendjen, edhe pasi la emisionin.

Pasi doli nga “Për’puthen”, Riniani foli për herë të parë, në një intervistë për “Shqipëria live”.
Ish-konkurrenti pranon se tashmë është dikush në jetën e tij. “Zemra ka rifilluar të rrahë.

Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me showbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, rrëfen ai. Për këtë marrëdhënie, ‘kreditet’ ia jep “Për’puthen”, pasi “është bërë shkak për këtë lidhje të re. Jam shumë i lumtur!”

Më tej, thotë se nuk është penduar për asgjë në emisionin dhe nëse do të kthente kohën sërish, nuk do të ndryshonte asgjë. “Super eksperiencë. Nuk jam fare pishman për asgjë”.

Edhe për sa i përket refuzimit, që i bëri Anës për të dalë bashkë, thotë: “Po të njëjtin veprim do të kisha bërë, kërkesa ndodhi shumë shpejt, kisha pak kohë që e njihja Anën”. Ndërkohë, pas lajmit se kanë nisur audicionet për “Big Brother Vip”, është përfolur se disa nga konkurrentët e “Për’puthen” do të marrin pjesë. A do të pranonte Riniani, nëse do të merrte një ftesë të tillë?

Unë jam pro eksperiencave të reja, por për momentin nuk do ta kisha pranuar se po i jap përparësi punës”, përgjigjet ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME