Categories Showbiz

Pasi ‘theu’ rrjetin për 24 orë, Noizy po bën namin me ‘Diss-in’ e tij edhe nëpër Europë (Foto)

Ditën e djeshme Noizy publikoi “Një herë e mirë” dhe duhet ta pranojmë se kënga po bën namin.

Si fillim, reperi e nis duke treguar se kush është dhe se çfarë roli ka ai në Hip-Hopin shqiptar. Ai thotë se ka shkatërruar shumë karriera dhe se pa të s’ka lajme.

Ndonëse të gjithë po prisnim të përmendte emra, reperi na ka surprizuar, duke thënë se “nuk merret me plehra” dhe i konsideron kolegët “peshq të vegjë” dhe veten “balenë”. Megjithatë, ai diku në rreshta flet edhe për Big Kik i cili i bëri diss disa javë më parë në “Gjoni black”.

Ai shprehet se ka dhënë shumë ndihma por disa kanë dalë “fake”. Sakaq, reperi nuk ka ngurruar edhe një herë të përmend se kush është, çfarë ka kaluar për të mbërritur këtu dhe se ka mbi një dekadë në industri.

“Un jam milioner shoki pranaj sja u kam kthy dissat dita ime kur ja nis ka shifra vetem shifra mos me folni per rekorde jena ne 2020 mos harroni 08 09 010 mos harroni pak me ndryshe kur ja nisa pak me ndryshe Noizy Teper i vecant 12 vjet hala su ndryshke Mos me folni ne klikime ne youtube allahile Kur un kam pas klikime kta ne kry skan pas as kime vec 1 gjo Po mvjen mir se hala jam ma I vshtiri i ke pa krejt kta te rit Noizy hala ma i miri Pasha zotin ne garazhd un kom 2 milion euro nuk kam ardh per me shit bole bolet e mia jan katrore masi shum…”

Një përgjigje duket se reperi e ka rezervuar edhe për Meriton Mjekiqin. Kujtojmë se ky i fundit u shpreh pak javë më parë se e konsideron Noizyn si “artistin më të keq”.

Ata janë përplasur edhe virtualisht teksa reperi është shprehur se Meritoni e ka ftuar disa herë në emision. Në këngë ai thotë se e përmendin kudo në emisione dhe e përdorin emrin e tij për publicitet.

“Dhe dicka per emisione ju falenderoj ne cdo episod Noizyt tu ja marr ne goj , kjo tregon shum sene Dhe pse sdoni me pranu (qe qe) 12 vjet i pari ska p*dh nane mu me m’rrzu Krejt e din realitetin dhe realiteti vret ska rendesi ca folin kta per mu folin krejt ,shoki mu mnjeh krejt bota dhe krejt mjapin respekt Po mos te isha un a thu rrepi Ku kish met Krejt ata qe vin te ti ju vyn publiciteti une skom koh per ju se kom takim te Mercedezi Sa plot u mush thesi limite ska buxheti Noizy kok shteti ose ndryshe mbreti, jom specie ne zhdukje hala jasht seriie prej albumit pak me ndryshe jo kurrku nuk meta ne hije nuk ka ma Realy Zini Dog o xila kta jan cicerima e un jam rrit me tigra double g Durrsi Dibra jeten teme kam me shkrujt edhe ne libra”

Kur kanë kaluar vetëm 24 orë nga publikimi i këngës, duket se ajo po bën namin dhe numëron tani mbi 1.2 milionë klikime. Kënga ka kaluar edhe kufijtë shqiptarë. Ajo renditet e para on trending në Itali, e 9 në Gjermani dhe 5 në Austri. Sigurisht ky sukses e ka entuzizmuar shumë reperin që e ka ndarë edhe me fansat në rrjetet sociale faktin se kënga po bën namin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME