Showbiz

Penelope Cruz: Unë dhe Almodovar, një mrekulli e vërtetë

Ajo çfarë ekziston mes aktores Penelope Cruz dhe regjisorit spanjoll Pedro Almodovar është një histori e gjatë kinemaje, dashurie, pasioni dhe respekti.  “Isha 16 vjeçe, kur vendosa të bëhesha aktore dhe kjo pasi pashë “Legami!, duke shpresuar që një ditë të punoja për Almodovar”, shprehet Cruz

“Shtatë filma së bashku, por në “Madres Paralelas”, ajo nënë e papërsosur dhe e ndërlikuar është ndoshta personazhi më i vështirë që kam luajtur ndonjëherë”, shpjegon aktorja.

Cruz flet për Pedron si një bashkëpunëtore e ngushtë dhe, perceptohet mirë, gjithashtu me nderim. “Çdo herë është një dhuratë, si nisja për një udhëtim intensiv dhe emocionues. Kur më propozon një pjesë, çdo herë mendoj: ky njeri shkroi një mrekulli tjetër. Është e kotë të shtoj se ai është telefonata më e shumëpritur”.

 

 

“Penelope është e para që mendoj kur shkruaj një personazh femër të moshës së saj. Dhe e di që ajo është duke pritur dhe shpresuar që në secilin nga filmat e mi të ketë një rol për të”, , rrëfen Almodovar.

“Pedro është totalisht në shërbim të filmit të tij, ai është shumë i përqendruar në xhirime, nuk e sheh të bëjë gjëra të tjera, madje as t’i përgjigjet një telefonate”, vazhdon Cruz. “Dhe pastaj përgatitja: muaj të tërë provash, aktrimi i skenarit, shpjegime, përkushtim reciprok, Almodovar ndërton çdo film si një zejtar dhe kujdeset për deri në detajet më të vogla”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: