Showbiz

“Pengu” i Majës: Dua të votoj PS-në por nuk mundem, ja përse!

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore ka qenë e ftuar në #EXPULS përballë gazetarit Ronaldo Sharka në ekranin gjeneralist të RTV Ora.

E pyetur nëse e ka menduar veten ndonjëherë pjesë të politikës, ajo u shpreh:

“Në jemi në një farë mënyre pjesë e saj. Në shqiperi politika është shumë direkte, në gjermani njerëzit nuk flasin për politikë. Je i ndikuar nga partitë, ne tani po mësohemi me plurarizmin. Duke qenë dhe vend i vogël, ti ndikohesh. Unë nuk e shikoj fare. Miqte e mi kanë bindje politike, këtu shihet ende Partia Socialiste si komuzizëm. Nuk ka lidhje, njerëzit i kanë në kokën e tyre, nuk janë në realitet. Është emër si socialstë në gjithë botën. As veprimet nuk kanë lidhje me komunizmin, s’ka lidhje. Komunizmi është tjetër gjë dhe PS tjetër gjë. Janë thjeshtë emra partish”- u shpreh ajo.

Gazetari e ngacmoi më tej duke i thënë se kjo gjë kuptohet, sepse është nga Vlora.

Maya: “Ne jemi patriotë. Shquhemi, e duam Vlorën. Unë di të them qe Vlora ka ndryshuar shumë, dhe unë jam shumë e lumtur. Kush nuk ka sy e kush nuk ka dritë t’a pranojë, nuk e pranon. Natyrisht duhen përkrahur me patjeter sepse kanë bërë gjëra të bukura”- u shpreh ajo.

Sa i përket zhvillimeve në Tiranë, ajo zgjodhi te mos japë një komentim direkt për betonizimin e Tiranës, por duke ia vënë fajin ndër vite zhvillimeve pa kriter.

Ndërsa sa  i përket faktit nëse  do votojë Partinë Socialste, ajo tha se do e vontonte me dëshirë por nuk mundet pasi është nën shtetsase gjermane:

“Nuk kam çfarë t’i kërkoj shtetit si mbëshetje si artiste unë, kur nuk paguaj taksa”- perfundoi ajo pasi u pyet nga gazetari. Ndiqni intervistën e plotë për më tepër:

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: