Showbiz

Për herë të parë në studio me të birin, Maya tregon si lindi kënga dedikuar Jonasit

Një ndër këngëtaret më të dashura për publikun, Maya ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Me 6 albume muzikore të publikuara dhe e njohur për dhjetra hite të saj, ajo këtë herë nuk erdhi  vetëm si këngëtare, por si nënë e një djali tashmë 3-vjeçar. Si asnjëherë më parë, Maya Aliçkaj ka qenë në një studio televizive së bashku me djalin e saj Jonas, të cilit ajo madje i ka dedikuar edhe një këngë, “Lis me dega o biro” publikuar para disa muajsh.

Rudina Magjistari: Maya që në Gusht e ka publikuar këngën e saj më të fundit “Lis me dega o biro”, dedikuar Jonasit të saj të vogël. Si të thërret?

Maya: Mami, mami…

Rudina Magjistari: Ta nisim pak me këngën më të fundit të Mayës, aty ku këngëtarja i ka kënduar djalit, i cili ka qenë gjithashtu protagonist në videoklip. Pse të erdhi kjo nevojë për t’i dedikuar një këngë Jonasit?

Maya: Unë zakonisht kam bërë këngë me tema familjare, u kam kënduar dashurive të ndryshme që janë aq të mëdhaja. Një dashuri e padiskutueshme është e nënës për fëmijën, kështu që mua ma tha zemra. Nuk ishte asnjë mundim për t’i bërë tekstin këngës, ma donte zemra që t’i bëja një këngë. Nuk kishte lidhje se e bëjnë të gjithë, fare. Thjesht doja që t’i këndoja një këngë djalit tim dhe njëkohësisht dhe të gjithë fëmijëve, por konkretisht djalit tim.

Rudina Magjistari: “Lis me dega o biro”, cili është urimi, si e bën urimin në këtë rast?

Maya: Kur ka lindur djali, qindra urime i kisha me fjalët “U bëftë lis me dega” dhe që atëherë unë thashë që do t’i bëj një këngë djalit pikërisht me këto fjalë. Fjala lis është shumë e bukur dhe lisi është i fortë, është i moçëm, ka shumë degë që do të thotë se është pema e jetës në njëfarë mënyre që ky të rrojë dhe të jetojë si një lis i fortë dhe të shumohet me shumë degë, me pasardhës. Kjo është ideja e lisit.

Rudina Magjistari: Nëse do të ekzistonin vetëm dy profesione në botë, këngëtar ose arkitekt, kë do të preferoje që të zgjidhte ai?

Maya: Unë do të preferoja këngëtar.

Rudina Magjistari: Këngëtar si mami, këngëtare.

Maya: Po, sepse pavarësisht vështirësive është një profesion shumë i bukur. Ti e ke shpirtin gjithmonë të mbushur me shumë dashuri dhe merr shumë energji pozitive nga publiku. Ka edhe pjesët e veta, të cilat nuk të përshtaten dhe si çdo profesion ka në thonjëza “të këqijat” e saj, por ka më shumë të mira dhe për këtë arsye do të doja që nëse djali im do të ishte i aftë të kishte të gjitha të dhënat e një këngëtari të mirë, do të ja bëja hysmetin që edhe ai të bëhej një këngëtar /tvklan.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: