Ilir Shaqiri ka folur shpesh për bashkëshorten e tij Emanuela dhe të bijën, Emili në “Big Brother VIP”. Në fillim të rrugëtimit të tij në reality show,
Emanuela e surprizoi duke shkuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Teksa pak javë më parë ata festuan 20-vjetorin e lidhjes. Edhe në këtë ditë të veçantë ajo i dërgoi atij një video-mesazh të veçantë.
Ditën e sotme, Iliri dhe Emanuela festojnë 19- vjetorin e martesës së tyre dhe ajo edhe pse e ka larg, me anë të një
postimi në Instagram ka zgjedhur ta urojë me fjalët më të bukura dhe emocionuese. Teksa ka postuar një foto nga dasma e tyre, ajo shkruan: “Ishte 30 dhjetor 2002 … ishte ftohtë. Por asnjëri prej tyre nuk e ndjeu. Kanë kaluar 19 vjet nga dita kur i thamë PO njëri-tjetrit dhe ne jemi ende këtu. Vështirësi ka pasur por kemi mundur t’i kapërcejmë me durim, falje dhe shumë dashuri.”