Pak ditë më parë, burime eksklùzive për “Iconstyle.al” konfirmuan se ish-konkurrentët e “Për’Puthen”, Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli janë në një lidhje dashurie. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Ana në një intervistë për “Top Albania Radio”. E pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”. Duket se çifti ka vendosur të mos fshihet më nga sytë e publikut dhe nëse më parë ruheshin mirë kur dilnin me njëri-tjetrin, tashmë s’e kanë aspak problem.
“Iconstyle.al” ka siguruar një foto të Anës dhe Arsimit në një ambient publik në kryeqytet, teksa pinin diçka e bisedonin me njëri-tjetrin, pa praninë e personave të tjerë. Lidhja e çiftit të ri duket se po ecën mirë, por ndjékësit symprehtë kanë vënë re diçka që mbase Anës s’ka për t’i pëlqyer.
Teksa konkurréntja e re e “Për’Puthen”, Ola, po realizonte një video live, në sy ka rënë komenti i Arsimit i cili i shkruan “Good sound Ola”. Ngacmim apo thjesht një kompliment naiv, kjo mbetet për t’u parë, siç thonë konkurréntët e “Për’Puthen”, megjithatë deri tani s’dimë të kenë ndonjë njohje së bashku Arsimi dhe Ola. Si mendoni ju?