Categories Showbiz

Personazhet shqiptarë që u martuan në fshehtësi të plotë

Bashkë që prej 2017-s, Klea dhe Elgiti i thanë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni intime në shkretëtirën Agafay në Marrakesh, Marok. Ndonëse fotot u publikuan ditën e djeshme (26 janar), është ende e paqartë se kur ndodhi ceremonia private. “Unë thashë po,” shkroi Elgiti me humor. “Faleminderit që ekziston.” Për fustanin me perla të Kleas u kujdes Geraldina Sposa, ndërsa për kostumin e zi klasit të Elgitit Joni Peci. Klea dhe Elgiti përfliten se janë në pritje të fëmijës së parë, megjithatë kanë vendosur të mos komentojnë.

7 maj 2019 – Alban Skënderaj & Miriam Cani

Pas 12 vitesh bashkë, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kurorëzuan historinë e tyre të dashurisë në Maldive, pranë vendin ku Albani i propozi Miriamit nën ujë në vitin 2013. Ishte zhytja e tyre e parë në Oqeanin Indian dhe Miriami, qartazi, iu përgjigj me “po.” Nuk përjashtohet mundësia që Albani dhe Miriami të bëjnë një dasmë tjetër, me të ftuar të shumtë dhe atmosferë të ndezur. Të paktën këtë la të kuptohej Albani në një replikë në Instagram. Renis Gjoka e pyeti “kur do e djegim” dhe ai u përgjigj me “shumë shpejt.” Këngëtarët janë prindër të dy fëmijëve, vogëlushes Ameli dhe Duam, i cili erdhi në jetë këtë janar.

14 korrik 2019 – Ermir Lenjani & Herolinda

Futbollisti i kombëtares shqiptare u martua në fshehtësi të plotë. Lenjani dhe partnerja e tij, ndonëse prej vitesh bashkë, u fejuan në 2017-n dhe u martuan verën e vitit që lamë pas.

11 gusht 2018 – Sara Hoxha & Ledion Liço

Në gusht të 2018-s, Sara dhe Ledioni u martuan në liqenin e Como-s në  Itali. Ceremonia u mbajt më 11 gusht, ndërkohë që një ditë para saj, dyshja realizoi një pritje intime për miqtë dhe familjarët. Që në shpërndarjen e ftesave, të ftuarve iu kërkua të mos postonin asgjë në rrjetet sociale. Të njëjtën gjë përsëriti dhe Eno Popi para se të niste ceremonia. Rregulli u thye nga stilistja amerikane e flokëve Alex Brown dhe grimieri i famshëm Patrick Ta, të parët që thyen heshtjen vizuale të dasmës më të famshme të gushtit, duke publikuar video në llogarinë e tyre në Instagram të momentit të hyrjes së nuses. Sara dhe Ledioni janë prindër të dy djemve, London dhe Roman.

Gusht 2018 – Eliza Dushku & Peter Palandijan

Pa bërë zhurmë fare, aktorja e njohur me origjinë shqiptare Eliza Dushku postoi në Instagram foto nga dasma me partnerin e saj Peter Palandijan, drejtor ekzekutiv i “Intercontinental Real Estate Corporation”. Në shkurt të 2019-s, aktorja konfirmoi për “E!News” se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Në fillim të gushtit, Eliza solli në jetë djalin Bourne.

8 shtator 2018 – Rona Nishliu & Fiori

Rona dhe bashkëshorti i saj Fiori u martuan në shtator të dy viteve më parë. Ishte grimieri Arbër Bytyqi ai që publikoi foton e këngëtares nuse. Rona dhe Fiori u lidhën në 2013-n. Vajza e tyre e parë, Noa, erdhi në jetë në korrik të 2019-s. “Ndjenja më përmbushëse dhe më kuptimplotë deri më sot! Më 19.07.2019, në duart tona erdhi Noa. Gjithë këto ditë nuk po gjej fjalët e duhura që të shpreh gëzimin tim për bekimin më të rëndësishëm në jetë,” shkroi këngëtarja në Instagram.

9 shtator 2018 – Sezgin Curi & Teuta Dervishi

Vokalisti i grupit Offchestra u martua me partneren e tij Teutën në shtator të 2018-s. Në fillim të majit të 2019-s, çifti bëri publik lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë. Djali i tyre erdhi në jetë në korrik.

Shtator 2017 – Joleza Koka & Laert Koka

Dy vite më parë, Joleza kurorëzoi historinë e dashurisë me ish-aktivistin e Lëvizjes Mjaft dhe ish-Drejtorin e Rinisë në Ministrinë e Arsimit, Laert Kokën, në një ceremoni private në Las Vegas. Në prill të 2019-s, pati zëra se Koka ishte shtatzënë, të cilat ajo i mohoi e ftuar në “A show”.

27 tetor 2014 – Elisa Spiropali & Salarjon Tota

Elisa Spiropali dhe Salarjon Tota u martuan në tetor të 2014-s dhe asokohe lidhja e tyre u bë publike vetëm një javë para se të ndodhte ceremonia e dasmës. Ata u njohën në në strukturat e FRESSH dhe janë prindër të dy fëmijëve, vajzës 5-vjeçare Nalta dhe djalit Kren, i cili erdhi në jetë një javë më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME