Spektakli i kësaj të marte i “Big Brother VIP” ka nisur me akuza dhe debate të forta mes dy konkurrentëve kryesorë, Donaldit dhe Ilirit. “Vëllai i madh”, mbrëmë i ka dërguar banorëve një zarf, ku i ka kritikuar për papastërtinë në shtëpi. Si pasojë e zarfit, në shtëpi janë shkaktuar edhe debate, si ai mes Einxhel dhe Donaldit, i cili ka agravuar edhe deri në ofendime ku u përfshi edhe Iliri.
Ky i fundit ka ngritur një akuzë të fortë ndaj Donaldit lidhur me papastërtinë. “Ti nuk e lanë as nevojën tënde”, iu drejtua Iliri Donaldit, ndërsa ka ndërhyrë moderatorja Arbana Osmani duke i lutur që mos ta ulin debatin në këtë nivel.